LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Prishtinë, Gashi: I plagosuri është në gjendje stabile, planifikojmë intervenimin në këmbën e majtë

Vrasja në Prishtinë, Gashi: I plagosuri është në gjendje stabile, planifikojmë intervenimin në këmbën e majtë

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martës në Prishtinë një person ndërroi jetë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKKUK), Xhavit Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se personi i plagosur është në gjendje stabile.

Ai po tha se po përgatiten për të intervenuar në këmbën e tij të majtë ku e ka marrë plagën më të madhe.


Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar
Lexo po ashtu Vrasja në Prishtinë, policia thotë se personat e dyshuar ishin të maskuar

“Në Klinikën e Ortopedisë është hospitalizuar mbrëmë një person i moshës 40 vjeçare me plagë armë zjarri me plagë në pjesën e poshtme të ekstremiteteve. Për momentin gjendja e tij është stabile dhe po planifikohet intervenimi në një njërën këmbë, në atë të majtën. Ndërsa këmba e djathtë e ka një plagë tejshkuese”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, ky është rasti i tretë i vrasjes që kanë ndodhur brenda tri ditëve në vend.

Dy në rajonin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar vrau një tjetër në Vushtrri, rasti tjetër në Stanovc të Vushtrrisë, ku një person vrau ish- punëtoren e tij dhe më pas veten, si dhe mbrëmjen e së martës një person mbeti i vdekur nga gjuajtjet me armë dhe një tjetër i plagosur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Drejtësi
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Politikë
Nëna lajmëron në polici se vajza e saj është zhdukur në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Nëna lajmëron në polici se vajza e saj është zhdukur në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Kronika e Zezë
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kalo në kategori