LAJMI I FUNDIT:

Përmirësimi i sistemit kadastral, Agjencia Kadastrale nis rindërtimin në 115 zona kadastrale

Përmirësimi i sistemit kadastral, Agjencia Kadastrale nis rindërtimin në 115 zona kadastrale

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka filluar me sukses zbatimin e projektit të rëndësishëm për rindërtimin e sistemit kadastral në 115 zona të Kosovës.

Sipas njoftimit, ky projekt, pas nënshkrimit të kontratave me Operatorët Ekonomikë, është një hap kyç drejt modernizimit të sistemit kadastral, që do të krijojë një bazë të të dhënave më të sakta dhe më të besueshme për qytetarët dhe institucionet.

“Rindërtimi i kadastrit në këto zona përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit kadastral, duke krijuar një bazë të të dhënave që janë të sakta dhe të besueshme për të gjithë qytetarët dhe institucionet”, thuhet  në njoftim.


Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Lexo po ashtu Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Rindërtimi i kadastrit përfshinë  këto komuna: Deçan, Gjakovë, Istog, Klinë, Pejë, Rahovec, Dragash, Ferizajm Malishevë, Prizren, Shtërpce, Shtime, Suharekë, Fushë Kosovë, Drenas, Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Graçanicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Podujevë, Prishtinë, Gjilan, Hani i Elezit, Kaçanik, Kamencië, Kllokot, Parteshë, Ranillug dhe Viti.

“Rindërtimi i Kadastrit të Kosovës është proces i përditësimit dhe përmirësimit të të dhënave mbi pronësinë dhe njësitet kadastrale me qëllim të sigurimit të të dhënave të sakta dhe të besueshme për pronat në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se ky projekt do të zgjerohet dhe do të përfshijë edhe zona të tjera në të ardhmen, duke ofruar një sistem më të avancuar dhe efikas të administratës kadastrale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Historiku: Atentati që tronditi Lezhën sonte, djali i viktimës i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinajt

Lajme
Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Haxhi Avdyli i LVV-së konfirmon marrëveshjen me Nismën: I kemi 61 vota

Lajme
Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Sot i ekzekutuan babanë në Lezhë, kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi - njihej si kundërshtarë i Ervis Martinajt

Lajme
Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Deliu-Kodra: Qëndrimi i Nismës mund të ndryshojë sipas rrethanave politike

Lajme
Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

Shqipëri dhe Kosova me hapa të përbashkët drejt BE-së

Lajme
Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Gjithçka që ndodhi në seancën e dytë të dështuar për konstituimin e Kuvendit

Politikë
Kalo në kategori