Nga Shkodra ku zhvilloi një takim me kandidatët për deputetët të Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, kryeministri Edi Rama, njëherësh edhe kryetar i PS-së, tha se Shkodra ka qenë një nga qytete të lëna pas në Shqipëri.
Teksa kërkoi mbështetjen në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Rama tha se ndryshim tashmë është i dukshëm për qytetarët. Rama nënvizoi se shumë projekte kanë filluar të realizohen në zonat përreth, duke përmendur ndërhyrjet që janë bërë në Malësinë e Madhe, Pukë dhe në Vuan e Dejës. Rama po ashtu përmendi edhe projektin për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
“Ne duam të vazhdojmë të bëjmë shumë për Shkodrën, Shkodra është lënë mbrapa. Shkodra është vendi më i lënë mbrapa nga të gjithë të tjerët në Republikën e Shqipërisë, jemi në betejë të përditshme një prapambetje të madhe populli i Shkodrës e shikon ndryshimin, ne kemi ndryshuar Malësinë e Madhe keni ndryshuar Pukën, kemi ndërhyrë në Vuan e Dejës. Duke vendosur Shkodrën në qendër të gravitetit tani, të gjitha këto të tjerat do të fitojnë shumë më tepër, sepse tani kemi në dorë të bëjmë zhvillim të integruar duke filluar që ta mbështesim fuqishëm Shkodrën që me projektet madhore të qeverisë deri te hekurudha Durrës-Prishtinë që do të cekë pikërisht Shkodrën, si një domosdoshmëri në të gjitha kuptimet si një projekt shumë i madh që është në proces dhe deri tek projektet e vogla në dukje, po shumë domethënëse”, tha Rama.
Një tjetër projekt i rëndësishëm që Rama përmendi ishte ai i transformimit të hyrjes së qytetit.
“Kur erdhëm këtu për herë të parë pashë liqenin nga rruga. Futeshe në Shkodër sikur futeshe në një xhep falso. Siç ka qenë dhe hyrja e Vlorës dikur. Sikur futeshe tek Lana në Tiranë në vitin 2000. Vetëm se në vënd të Lanës, ujit është rruga. Tani është hapur liqeni dhe aty ai projekt do të jetë një projekt që do të transformojë imazhin e Shkodrës për këdo që do të hyjë në Shkodër dhe do t’i japë shumë energji pozitive dhe shumë krenari dhe vet atyre që banojnë, kur të hyjnë dhe të dalin nga ky qytet që e ka bekuar Zoti me të gjitha llojet e gjërave, çdo gjë që natyra mund të ofrojë dhe mund të ketë si larmi, Shkodra e ka”, tha Rama.
Rama bëri thirrje për mbështetje nga të gjithë qytetarët e Shkodrës, duke përfshirë socialistët dhe demokratët, ndërsa nuk la pa ironizuar edhe kandidatët për deputetët të Partisë Demokratike në Shkodër.
“Na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës e socialistëve dhe e demokratëve të Shkodrës që janë kthyer prapë tek ca personazhe sesi mund të insistohet në të njëjtin budallallëk. Nëse ka pasur dhe ka akoma një vend që e tregon vet vendi se çfarë është këneta ka qenë Shkodra deri sa para Beneti të vinte këtu. Dhe nëse ka një kartëvizitë kënata është lista e deputetëve të Shkodrës përjashto vetëm një person që kam respekt që është zonja në parlament për të cilën kam respekt, gjithë të tjerët janë personazhe qesharake groteske. Nuk janë lidhje fare se çfarë i duhet Shkodrës, i duhet Shqipërisë, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Krasniqi: Ka ndryshim të gjendjes, ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje

Protesta në Koçan, prindërit e viktimave: Fajtorët janë në liri, rasti nuk po trajtohet siç duhet nga institucionet

Aksidenti me tre viktima, Dehari: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë, humbje që nuk përshkruhet me fjalë

Tentativa e tretë për konstituim të Kuvendit

Evitimi i zgjedhjeve të reja, Murati jep propozimin pak para se të nisë seanca konstituive

A flet me Limajn? Haradinaj: E kam përshëndetur për mirësjellje, na ka ikë në mënyrën më të turpshme

PDK merr pjesë në takimin konsultativ, Krasniqi: Kryesuesi i seancës ta hedh në votim raportin

Reagon Balje: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige

Vdes gazetari Sylejman Shaqiri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?