LAJMI I FUNDIT:

Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Islamic Relief Kosova edhe këtë vit e bën grumbullimin dhe shpërndarjen e vitrave në formë të pakove ushqimore tek familjet me jetimë dhe ato në kushte të vështira jetësore, në përputhje me të gjitha rregullat islame.

Vitrat janë obligim për çdo musliman dhe jepen si lëmoshë në fund të muajit të Ramazanit, për të shprehur falënderimin ndaj Zotit, për t’u pastruar nga të metat që mund t’i kemi bërë gjatë Ramazanit dhe njëkohësisht për t’u siguruar të varfërve ushqim.

Pse duhet dhuruar vitrat në Islamic Relief Kosova?

Vitrat që paguhen në Islamic Relief Kosova shndërrohen në pako ushqimore që përmbajnë produkte esenciale dhe të gjitha shpërndahen para faljes së Bajramit tek familjet me jetimë dhe familjet tjera në kushte të vështira jetësore, që të gjithë t’i gëzohemi festës së Bajramit.

Të gjitha familjeve të cilave jua dhurojmë vitrat janë raste të verifikuara, familje me jetimë dhe në kushte të vështira, raste të rënda sociale, të moshuar të vetmuar etj..

Islamic Relief Kosova është organizatë e humanitare e cila vepron në Kosovë që nga viti 1999 dhe ka në listat e saj rreth 2000 familje në kushte të vështira të cilat kanë nevojë për mbështetjen tonë dhe tuaj.

Andaj, ju mund t’i dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief përmes webfaqes, xhirollogarisë apo fizikisht në zyret tona.

-Web: islamicreliefkosova.org

-Xhirollogaria në NLB:1708200008014285 (Swift Code:NLPR XK PR, IBAN: XK05)

-Zyret tona: Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Pejë, Prizren, Ferizaj dhe Kamenicë.

Për më shumë informata vizitoni faqen zyrtare në Facebook ose kontaktoni në numrin: +383 45 906 733