LAJMI I FUNDIT:

PDK: Nuk kemi marrë ftesë nga Vetëvendosje për tryezën e së premtes

PDK: Nuk kemi marrë ftesë nga Vetëvendosje për tryezën e së premtes

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk kanë pranuar ftesë zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje për tryezën e partive politike e cila do të mbahet të premten me temë kyçe, zgjedhjet e parakohshme.

Krasniqi ka thënë se qëllimi i tryezave ka qenë që të arrihet konsensus i gjerë për temat e rëndësisë nacionale dhe jo të diskutohet për zgjedhje.

“Ne ende s’kemi pranuar ftesën zyrtare, andaj s’mund të përgjigjem me saktësi se si do të veprojmë. Ajo që mund të them tash është se qëllimi i tryezave ka qenë që të arrihet konsensus i gjerë për temat e rëndësisë nacionale dhe jo të diskutohet për zgjedhje, të cilat ne mendojmë se duhet të mbahen në afatin e rregullt ligjor”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.


Ndërkaq, parti tjera politike si opozitë dhe pozitë kanë deklaruar në media se do të marrin pjesë në këtë tryezë të thirrur nga LVV.

Ndryshe, kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhje demokratike, që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës, për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vjedhje në një banesë në Prishtinë, policia arreston tre të dyshuar

Vjedhje në një banesë në Prishtinë, policia arreston tre të dyshuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori