LAJMI I FUNDIT:

PDK në koalicion? Hoti: Qeveria është stabile, nuk ka nevojë për riformatim të saj

PDK në koalicion? Hoti: Qeveria është stabile, nuk ka nevojë për riformatim të saj

Kryeministri Avdullah Hoti nuk preferon riformatimin e koalicionit aktual qeverisës.

Hoti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se koalicioni është stabil dhe nuk ka nevojë për zgjerim të koalicionit me PDK-në.

“Qeveria dhe institucionet janë stabile. Nuk ka arsye për një rikompozicion të qeverisë. Kemi një shumicë parlamentare, ajo që është, pavarësisht vështirësive”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Kryeministri thotë se sfidë mbetet aktakuza nga Gjykata Speciale por thotë se shpreson që ajo të hidhet poshtë.

“Derisa nuk konfirmohen aktakuzat Presidenti ka kompetenca të plota, po ashtu edhe qeveria e Kuvendi”.

Hoti thotë se është e pamoralshme politikisht të diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit derisa Thaçi është në detyrë të plotë.

Ai thotë se janë të vetëdijshëm që kur të skadojë mandati i presidentit duhet të ulen dhe të flasin edhe me partitë opozitare pasi koalicioni nuk i ka numrat për të bërë kuorumin për zgjedhjen e presidentit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori