LAJMI I FUNDIT:

PDK dhe AAK nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti

PDK dhe AAK nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti

Mandatari për kryeministër Albin Kurti nuk do ta ketë mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe as të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ditën e hënë, në seancën e thirrur për votimin e Qeverisë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij do të mbetet në opozitë dhe se nuk do ta votojë një qeveri e cila formohet prej partive tjera.

“Partia Demokratike e Kosovës është në opozitë, do mbetet në opozitë. Përgjegjësia kryesore për mosformimin e institucioneve i takon Vetëvendosjes dhe zotëri Kurtit, meqë ai ka marrë mandatin dhe në të kaluarën kur PDK i ka fituar zgjedhjet ne kemi marr mandatin dhe kemi krijuar qeverinë… Absolut jo opozita nuk voton një qeveri e cila formohet prej partive tjera politike”, ka pohuar Hoxhaj.


Gjithashtu, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar para mediave sot, se AAK nuk e voton Qeverinë Kurti.

“Është normale që është caktua seanca sepse kryhet edhe afati kohor. AAK nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk e voton ndonjë qeveri këtë të hëne”, është shprehur ai.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka theksuar se duan që në seancën e së hënës të shkojnë me një marrëveshje me LDK-në. Ata kanë thënë se i kanë bërë 9 oferta LDK-së, mirëpo për tu arritur marrëveshja LVV thekson se duhet afrim edhe nga ana e LDK-së.

Ndryshe, këto dy parti kanë harmonizuar shumicën e programit qeverisës, mirëpo nuk kanë gjetur një kompromis sa i përket ndarjes së përgjegjësive dhe pozitave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Publikohet agjenda për Epopenë e UÇK-së më 5,6 dhe 7 mars

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori