LAJMI I FUNDIT:

Pato dëshiron të kalojë te Chelsea

Pato dëshiron të kalojë te Chelsea

Sulmuesi i ri i Milanit, Alexandre Pato, ka deklaruar se është i interesuar të kalojë te Chelsea nëse Blutë dëshirojnë shërbimet e tij.

“Ancelotti është shumë i rëndësishëm për mua. Ai është njeriu që më solli te Milani dhe më dha mundësinë që të rritem si lojtar”.

“Unë kam kontratë me Milanin, mirëpo do të isha shumë i interesuar nëse Chelsea kërkon shërbimet e mia”, ka thënë braziliani për “Setanta Sports”.