LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e së premtes – Apple VS Samsung

Pasojat e së premtes – Apple VS Samsung

Dëmi i zjarrit të parë të fitores së Apple ndaj patentave që u gjykuan të ‘vjedhura’ nga Samsung, shpejt po zmadhohet me humbjen prej 7 për qind të pjesës së tregut të Samsung në Amerikë, në ditën e parë të fillimit të tregut që nga dita e vendimit.

Rrjedhoja e gjykimit, në të cilin u shpërblye Apple me 1.055 milard dollarë (665 miliard Euro), është përcjellur me deklarata të shumta nga të dy kompanitë.

Po bëhen pyetje të shumta rreth shpejtësisë së vendimit nga gjykata. Në të vërtetë, jurisë iu deshën vetëm tri ditë për të vendosur në një rast me 700 pyetje. “Kështu, ata vendosën pa i lexuar mirë udhëzimet nga këshilli gjyqtar”, tha kryetari i jurisë.

Siç pritet, Samsung do të apeloj kundër vendimit të marrur të premten. Të dielën që shkoi prodhuesit e Samsung telefonave kanë kërkuar nga gjykatësi Kucy Koh të heq një ndalesë që i ishte vendosur produktit tablet – Galaxy tab 10.1, pasi që gjykatësi nuk kishte gjetur ndonjë cenim ose shkelje nga ky tablet.


Ndërsa, në udhëzimet për jurinë që ata nuk i kanë lexuar, ishte cekur se: “dëmshpërblimi duhet të nënkuptoj kompenzim për pronarët e patentës dhe nuk duhet të nënkuptoj asnjë lloj cënimi.” Mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë kahje do të marrë vazhdimi i rivalitetit të Apple dhe Samsung. /Telegrafi/