LAJMI I FUNDIT:

Gjykatat vazhdojnë punën me kapacitete të plota, por vazhdon pezullimi i bashkëpunimit me Qeverinë

Gjykatat vazhdojnë punën me kapacitete të plota, por vazhdon pezullimi i bashkëpunimit me Qeverinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur këtë të premte, ka marrë vendim që nga nesër gjykatat të vazhdojnë punën me kapacitete të plota.

Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ka pezulluar vendimin e Qeverisë për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë.

Në mbledhje gjithashtu është marrë vendim që pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta në mes të KGJK-së dhe Qeverisë të vazhdojë deri në një vendim tjetër, ndërsa KGJK-ja dhe gjykatat do të marrin pjesë në komisionet dhe grupet tjera ku pjesëmarrja përcaktohet me legjislacionin në fuqi.


“Mbetet në fuqi pika I e vendimit KGJK.nr.444/2022, me të cilin “Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Kryetarët e gjykatave, kërkojnë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë të anuloj vendimin Nr. 03/109, të datës 23 nëntor 2022”, thuhet në komunikatën për media.

“Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit është mbajtur me qëllim të diskutimit lidhur me situatën e re të krijuar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr. 03/109, të datës 23 nëntor 2022”.

Tutje, bëhet e ditur se në rrethanat e krijuara, Këshilli vlerësoi se gjykatat duhet t’i kthehen punës nga data 3 dhjetor me qëllim që të vazhdojnë ushtrimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore për ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

“KGJK-ja mbetet e përkushtuar që të mbroj pavarësinë institucionale dhe funksionale të sistemit gjyqësor, prandaj mbetet i pa ndryshuar qëndrimi i KGJK-së dhe kryetarëve të gjykatave me të cilin i kërkohet Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shfuqizoj vendimin Nr. 03/109 dhe njëkohësisht kërkojnë që qeveria të respektoj kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ligjet në fuqi, për të ruajtur dhe promovuar pavarësinë e sistemit gjyqësor, përfshirë statusin e gjyqtarëve dhe pagat”.

KGJK-ja gjithashtu ka kërkuar që në Ligjin për Pagat dhe në Ligjin për Zyrtarët Publikë të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e vetrregullimit të pagave brenda sistemit gjyqësor, duke i pranuar qëndrimet dhe komentet e KGjK-së dhe njëkohësisht ka kërkuar që të pranohet statusi i veçantë i administratës gjyqësore, përfshirë çështjen e pagës siç është kërkuar me komente nga KGJK-ja dhe sindikatat.

“Tendencat për ndërhyrje në punën e gjyqësorit përmes vendimeve dhe gjuhës denigruese të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë të papranueshme, prandaj, pezullimi i bashkëpunimit për iniciativat e përbashkëta do të vazhdojnë derisa të vazhdojnë tendencat e ekzekutivit për cenimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor. Këshilli dhe gjykatat sigurojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se janë të vendosur për avancimin e sistemit gjyqësor dhe ofrimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori