LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° rain

Pas sulmit me granata në stacionin policor në Zveçan, reagon Peci

Pas sulmit me granata në stacionin policor në Zveçan, reagon Peci
Foto: Arkiv

Pas sulmit që i është bërë stacionit policor në Komunën e Zveçanit, kryetari i kësaj komune, Ilir Peci ka dënuar këtë akt të shpërthimit i cili ka ndodhur një natë më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebbok, Peci ka shkruar se ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike.

Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Lexo po ashtu Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

“Si Kryetar i Komunës së Zveçanit, dënoj ashpër aktin e shpërthimit të ndodhur mbrëmë në stacionin policor të Komunës së Zveçanit, i cili u shkaktua nga disa individë të pandergjegjshem. Ky është një akt i papranueshëm dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë publike, që ka tronditur jo vetëm qytetarët tanë, por gjithashtu ka cënuar institucionet e rendit dhe ligjit”, ka shkruar Peci.


Tutje sipas tij, ky veprim kriminal është një sulm ndaj shtetit ligjor dhe nuk do të tolerohet.

“Si Kryetar i Komunës, angazhohem për të siguruar se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe për të mbështetur institucionet e rendit dhe ligjit në çdo hap të hetimeve dhe procedurave ligjore”, ka shkruar ndër të tjera Peci në Facebook. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Kalo në kategori