LAJMI I FUNDIT:

Pas arrestimit, Kosova po e kërkon ekstradimin e Moshe Harel

Pas arrestimit, Kosova po e kërkon ekstradimin e Moshe Harel

Moshe Harel, një izraelit i lindur në Turqi, dyshohet të jetë në qendër të një rrjeti për trafikim organesh në Kosovë.

Izraeliti i cili po kërkohej nga Interpol për trafik organesh në Kosovë është arrestuar këtë javë.

Moshe Harel, një izraelit i lindur në Turqi, njihet edhe si ‘ndërmjetësi’ i një rrjeti të supozuar për trafikim organesh në Kosovë. Roli i tij, dyshohet të jetë rekrutimi i donatorëve, që kryesisht ishin nga Turqia dhe Izraeli.


Prokurorët e EULEX’it akuzojnë Harel dhe gjashtë persona të tjerë në rastin Medicus II, përfshirë doktorin turk Yusuf Ercin Sonmez i cili u largua nga Kosova duke shmangur arrestimin.

Sipas të dhënave të rastit, donatorët ishin nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia të cilëve iu bën premtime false për 20.000 dollarë kompensim. Organet e tyre u transplantuan në njerëz nga Izraeli, Kanadaja, Gjermania, Polonia dhe vende të tjera.

Marrësit kishin paguar në mes të 80.000 e 100.000 euro për organet. Disa prej donatorëve nuk i kishin marrë kurrë paratë.

Harel ishte arrestuar në Prishtinë në nëntorin e vitit 2008, por kishte ik nga vendi kur ishte liruar me kusht nga gjyqtarët e EULEX’it.

Kosova kishte lëshuar më pas arrest ndërkombëtar për Harel.

Ai ishte arrestuar më 2012 në Izrael por nuk ishte ekstraduar në Kosovë, e cila nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Policia zbuloi rrjetin e trafikut të organeve në nëntorin e vitit 2008, kur 23 vjeçari turk Yilmaz Altun u kap në aeroportin e Prishtinës derisa po priste fluturimin për shtëpi. Kur u mor në pyetje, ai tha se kishte dhënë veshkën për një pacient izraelit.

Altun i tha policisë se ishte hospitalizuar përkrah një 74 vjeçari me emrin Bezalel Shafran i cili kishte paguar 100.000 dollarë për veshkë në tregun e zi.

Operacioni ishte kryer ne klinikën Medicus në Prishtinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori