Pas 14 vitesh luhet derbi më i madh i Ligës së Kampionëve: Statistikat mes Real Madridit dhe Milanit do t’ju befasojnë
![Pas 14 vitesh luhet derbi më i madh i Ligës së Kampionëve: Statistikat mes Real Madridit dhe Milanit do t’ju befasojnë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/real-madrdi-milan-1212-780x439.jpg)
Sonte na rikthehet Liga e Kampionëve dhe kjo sjell derbin e shumëpritur mes dy skuadrave evropiane më të trofeshme në këtë garë elitare, Real Madrid dhe Milan, dhe kjo pas plotë 14 vitesh pritjeje.
Edhe pse Milani kaloi një periudhë të vështirë pas largimit të Silvio Berlusconit nga posti drejtues në klub, duelet kundër Real Madridi tërheqin gjithmonë shumë vëmendje.
Është një duel mes skuadrave me më shumë trofe në Ligën e Kampionëve. Real Madridi është i paprekshëm në krye me 15 tituj të Ligës së Kampionëve, ndërsa Milani është klubi i radhës me 7 trofe.
Është interesante se këto dy skuadra kanë fituar më shumë se 30 për qind të edicioneve të Ligës së Kampionëve. Nga 69 gara, këto dy skuadra kanë së bashku 22 trofe.
Dy klubet kanë ofruar disa ndeshje fenomenale në historinë e tyre dhe lloji i rivalitetit tregohet më së miri nga raporti krejtësisht i barabartë mes tyre.
Para kësaj ndeshje, Real Madridi dhe Milan janë takuar 15 herë në Ligën e Kampionëve dhe të dyja skuadrat kanë nga gjashtë fitore dhe tre barazime. Edhe diferenca e golave është pothuajse identike, pasi Reali ka shënuar 24 gola, kurse Milani 25 gola dhe është më i suksesshëm me një gol.
Real Madridi është kampioni në fuqi, trofe që e fitoi në maj të këtij viti, ndërsa kuqezinjtë e presin trofeun që nga viti 2007.
Los Blancos përfitoi nga ajo periudhë e keqe e Milanit, e cila zgjati për rreth 15 vjet, duke fituar tituj të shumtë dhe u dallua në krye si skuadra më e suksesshme në Evropë.
Hera e fundit që Milani dhe Real Madridi u takuan në fazën e grupeve ishte në sezonin 2010/2011. Dueli në Milano përfundoi në barazim 2-2, ndërsa Real Madridi fitoi 2-0 në shtëpi.
Fitoren më bindëse në këtë rivalitet Milani e ka arritur në vitin 1989, kur sundoi futbollin evropian, teksa mundi Real Madridin 5-0 në “San Siro”.
Ai brez i famshëm i Milanit festoi me golat e Carlo Ancelotti, Frank Rijkaard, Ruud Gulit, Marco Van Basten dhe Roberto Donadoni.
Sot absolutisht që fuqia financiare dhe ekipi më i fortë është në anën e Los Blancos, por do ta shohim se çfarë do të sjell ndeshja, pasi këto llojë ndeshjes shpesh janë të paparashikuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![U dëshmua se është](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mbaapee-780x439.png)
U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/amorim-1-780x439.jpeg)
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United
![Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/henry-780x439.png)
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re