Partitë politike në Maqedoni, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor kanë filluar të prezantojnë programet e tyre para elektoratit duke ofruar gjithçka që nga rrugët, autostradat, uljen e tatimeve, investime, punësime të reja, shërbim të mira shëndetësor, e çka jo tjetër.
Në tubimet me simpatizantët e partisë së tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se barazia ekonomike do të jetë një nga shtyllat kryesore të partisë së tij. Ai me këtë rast u lavdërua me vendosjen e gurit themeltar për ndërtimin e një fabrike në zonën e lirë ekonomike në Tetovë, ku sipas tij, pritet punësimi i 9 mijë personave.
“A fituam? Fituam se nuk e humbën besimin te qëllimi dhe qëllimi ishte që njerëzve t’u krijojmë perspektivë, që njerëzve t’iu themi se në këtë vend jetohet, se ky është vendi ynë. Fillimi është shumë i mbarë pasi brenda dy viteve pritet që deri në 9 mijë njerëz të kërkohen në zonën e lirë të Tetovës. Të gjithë duhet të mendojmë se si do t’i përgjigjemi këtyre kërkesave”, ka deklaruar Ahmeti.
Por, ndryshe nga ai, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të opozitës, Menduh Thaçi, gjendjen e ka përshkruar si shumë të rëndë. Në tubimet me elektoratin e tij, ai ka premtuar amnisti ekonomike për të gjithë ato familje që për shkak të gjendjes së rëndë, nuk kanë mundur t’i paguajnë faturat apo obligimet tjera ndaj shtetit. Thaçi ka thënë se partia e tij do ta përmirësojë jetën e çdo banori.
“Fitorja jonë do të përdoret për ta përmirësuar urgjentisht jetën e njerëzve që jetojnë në këto zona. Nuk kemi rrugë, nuk kemi kanalizime, nuk kemi investime, nuk kemi mbrojtje sociale, nuk kemi shëndetësi, nuk kemi transport për nxënësit, nuk kemi kredi për studentët, populli po na ikë jashtë. Është momenti për të mirësuar këtë gjendje dhe këtë duhet ta bëjmë me votë më 11 dhjetor”, ka thënë Thaçi.
Premtime të ngjashme po japin edhe partitë maqedonase, LSDM,OBRM-PDUKM, por edhe partitë tjera. Por, sa janë reale këto premtime në kohën kur të gjithë flasin për krizë të rëndë ekonomike?
“Tani është sezoni i sheqerkave, i dhuratave të babadimrit. Të gjithë do të kenë gojën përplot premtime, do të ofrojnë gjithçka, rrugë, shkolla, spitale, vende pune, me një fjalë do të ofrojnë qumësht e mjaltë, siç thotë një fjalë popullore. Vlerësoj se aspak nuk janë reale këto premtime. Premtime të tilla dëgjohen në çdo cikël zgjedhor”.
“Maqedonia ndodhet në krizë të thellë ekonomike me një borxh prej rreth 5 miliardë dollar, më ta lartin që nga pavarësia e vendit. Kemi një fond pensional para kolapsit, kemi ikje të investitorëve, kemi rritje të korrupsionit, kemi kriminalitet në të gjitha segmentet e pushtetit, të rinjtë po braktisin vendin. Është paradoksale dhe mëkat që në një gjendje të tillë të dalësh me premtime të tilla”, vlerëson Zoran Vitanov, njohës i çështjeve të ekonomisë.
Edhe disa nga qytetarë të anketuar nuk presin se premtimet e partive do të realizohen. Ata thonë se premtime të tilla po dëgjojnë tani 25 vjet, por jeta e tyre vazhdohet të rëndohet nga dita në ditë.
“Duke marrë parasysh vitet dhe përvojën që kam, nuk besoj se jam aq naiv që t’iu besoj premtimeve të tilla. Tani 25 vjet jemi ngopur me fjalë boshe, gënjeshtra e manipulime nga më të ndryshmet, me të vetmin qëllim marrjen e votës. Kaq, nuk do të them asgjë më shumë”, thotë për REL Mirçe Stojkovski, një qytetar rreth 40-vjeçar.
Ngjashëm vlerëson edhe Sermet Bilalli, i papunë, nga Shkupi:
“Çdo herë kanë gënjyer. Asnjëherë nuk i kanë realizuar premtimet. Gjithmonë kanë punuar vetëm për interesat e tyre personale apo të një grupi të caktuar”.
Se gjendja ekonomike nuk është e kënaqshme flet edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian. Rritja ekonomike e projektuar për 3.7 për qind nuk do te jetë më e lartë se dy për qind. Rreth 25 për qind e popullsisë dy milionëshe jeton nën pragun e varfërisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit