LAJMI I FUNDIT:

Partitë diskutojnë modalitetet e përdorimit zyrtar të shqipes

Partitë diskutojnë modalitetet e përdorimit zyrtar të shqipes

Partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët kanë nisur bisedimet për shqyrtimin e pikave të platformës së Lidhjes Social Demokrate që nëse pranohen mund të jenë pjesë edhe e qeverisë së re të Maqedonisë, shkruan REL.

Dy partitë nuk kanë dhënë hollësi, por jozyrtarisht bëhet e ditur se në agjendën e konsultimeve është propozimi i partisë së opozitarit, Zoran Zaev lidhur për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Biseduam për pikat të cilat janë pjesë e platformës për bashkëpunim të partive politike shqiptare. Konsideroj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të përmbahemi pikërisht në këto vlera të larta të bashkëpunimit politik ndërshqiptar. Pra, fryma e këtij bashkëpunimi ka një qëllim të vetëm, afrimin sa më të shpejt të vendit në strukturat euroatlantike”, ka deklaruar nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi pa dhënë detaje tjera qoftë mbi bisedimet apo përmbajtjen e propozimeve që ka marrë kjo parti qoftë për gjuhën shqipe apo edhe pikat tjera të platformës të partive politike shqiptare.


Aleanca për Shqiptarët thotë se pikërisht realizimi i kësaj platforme është edhe qëllimi i takimeve të këtilla. Arben Taravari, një nga përfaqësuesit e lartë të Aleancës thotë se nuk do të ketë zmbrapsje nga asnjë nga pikat e platformës që parasheh avancimin e pozitës juridike të shqiptarëve në Maqedoni.

“Për ne është shumë me rëndësi që platforma apo deklarata e partive politike shqiptare të zbatohet pikë për pikë ashtu siç e jemi marrë vesh dhe e kemi nënshkruar të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni. Shpresoj se kjo do të realizohet dhe për ne është me rëndësi që kush do qoftë që do të jetë në qeverinë e re, të zbatohen të gjitha pikat e platformën politike shqiptare”, ka deklaruar Taravari pas takimit që pak përfunduar mbrëmë vonë në Tetovë.

Nga Lidhja Social Demokrate, jozyrtarisht kanë bërë të ditur se propozimi i tyre i përmban thuajse të gjitha pikat e deklaratës politike të partive shqiptare, me përjashtim të atyre që nuk mund të miratohen pa ndryshimin e Kushtetutës, e për të cilën nevojiten dy të tretat, apo mbi 80 vota në Kuvend që për momentin nuk i kanë partitë që janë në negociata.

Propozimi i tyre parasheh zgjerimin e përdorimit të shqipes në të gjitha nivelet e shtetit ku në të kaluarën kishte probleme në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, përfshirë edhe komunat ku nuk ka shqiptar, në rast se ata u drejtohen autoriteteve të atjeshme komunale për marrjen e shërbimeve të ndryshme.

Gjithashtu, materialet e dërguara të LSDM-së në adresën e BDI-së përmbajnë edhe pikat tjera, si vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale si dhe çështjen që kanë të bëjnë me integrimin euroatlantik.

Nga Lëvizja Besa, partia e dytë politike shqiptare, kanë thënë se mbeten në qëndrimin për të mos negociuar me persona të dyshuar nga Prokuroria Speciale, duke aluduar në zyrtarët e BDI-së, por edhe kjo parti është shprehur e gatshme të mbështet një koalicion me LSDM-në, nëse pranohet platforma shqiptare me afatizime në zbatimin e saj si dhe nëse në qeverinë e re nuk do të ketë personalitete të dyshuara për shpërdorim të pushtetit.

Bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së nga njëra anë dhe kësaj të fundit me Aleancën për Shqiptarët, nisën pas dështimit të bisedimeve të mëparshme mes BDI-së dhe OBRM-së, e cila nuk u tregua e gatshme të pranojë kërkesat që dalin nga platforma shqiptare.

Në rast të marrëveshjes eventuale mes LSDM-së dhe BDI-së, hapi tjetër i takon presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, të mandatojë liderin Social-Demokrat, Zoran Zaev për kryeministër, por nuk përjashtohet mundësia që kjo edhe të mos ndodhë duke marr parasysh paralajmërimet për manovrime të ndryshme mes Presidentit dhe OBRM-së së Nikolla Gruevskit që mund të çojnë në zgjedhje të reja, apo thellim të mëtejmë të krizës në Maqedoni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori