LAJMI I FUNDIT:

Parodi për “jetën e egër” brenda palestrës (Video)

Parodi për “jetën e egër” brenda palestrës  (Video)

Të gjithë ata që kanë shkuar në palestër për herë të parë, iu është dukur vetja i vogël, në krahasim me “bishat” që kanë muskuj të zhvilluar.

Në një video të pstuar në YouTube, tregohet në mënyrë komike dhe të ekzagjeruar, se çfarë ndodhë brenda një salle për ushtrime fizike.

Një femër e brishtë, e cila nis për herë të parë ushtrimet, është fillimi i videos, që vazhdon me personazhe të tjera, transmeton Telegrafi.

Nuk mungojnë ata që krekosen shumë me trupin e tyre, megjithëse nuk e kanë dukjen si duhet.


Pas tyre vijnë femrat me trup të përsosur, që nuk i pranojnë ftesat e meshkujve.

Si në asnjë ushtrimore, nuk mungon as këtu dikush që bën ushtrime të rrepta, megjithëse askujt nuk i intereson. /Telegrafi/