LAJMI I FUNDIT:

‘Parku i Princave’ të futbollit: Mbappe kundër Vinicius, duel i tanishëm dhe i ardhshëm

‘Parku i Princave’ të futbollit: Mbappe kundër Vinicius, duel i tanishëm dhe i ardhshëm

Një nga përballjet më të mira në historinë e Ligës së Kampionëve është kjo mes Paris Saint-Germain dhe Real Madridi.

PSG ka një treshe magjike me Leo Messi, Kylian Mbappé dhe Neymar Jr., ndërsa përballe tyre do të jetë Carlo Ancelottin me ekipin e tij.

Edhe pse emrat kryesor janë Leo Messi dhe Karim Benzema, janë dy emra të tjerë që shumë janë komentuar së fundi, ata janë Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.


Kjo pasi Kylian Mbappé dhe Vinicius Jr janë duke udhëhequr dy projekte kampione në dy klube me buxhet të madh.  Ka shumë arsye pse këta dy, pasi sezoni 2021-2022 ka treguar se ata duan dhe mund të sundojnë në të ardhmen.

Shumë ndeshje pa gola dhe fitore kundër tyre - Messi kërkon t'i japë fund shterpësisë kundër Real Madridit
Lexo po ashtu Shumë ndeshje pa gola dhe fitore kundër tyre - Messi kërkon t'i japë fund shterpësisë kundër Real Madridit

Francezi po e mban mbi supe një PSG me Messin që ndihmon herë shumë e herë pak dhe një Neymar me lëndime.

Ndërsa ish- lojtari i Flamengos ka ngritur nivelin e tij përballë portës dhe duke krijuar mundësi për të qenë imazhi i ri i La Ligës.

Të dhënat thonë se Mbappe është lideri i PSG-së. Ai ka 21 gola dhe 16 asistime (31 ndeshje) në të gjitha garat ( Ligue 1, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Francës).

‘Princi’ i Real Madridit për ndeshjen në Paris është Vinicius Júnior. Ai ka 14 gola dhe dhjetë asistime (midis La Ligës, Ligës së Kampionëve, Kupës dhe Superkupës).

Krahasimi mes dy yjeve të rinj nxjerr në pah edhe rritjen e Vinicius para portës.

’20’ i Los Blancos ka një efektivitet prej 47.2%, me të cilin pothuajse gjysma e goditjeve të tij shkojnë drejt portës. Mbappe qëndron në 38%, me çka më shumë goditje nga francezi nuk kalojnë mes shtyllave.

Mbappé shënon më shumë gola për ndeshje (0,67 me 0,46) dhe jep më shumë asistime (0,51 deri në 0,31).

Kjo dyshe në sezonin e ardhshëm mund të luajnë së bashku, në “Santiago Bernabeu” dhe numrat tregojnë që mund të jenë të frikshëm për kundërshtarët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori