LAJMI I FUNDIT:

Parku i gatshëm të pranojë edhe 35 biznese

Parku i gatshëm të pranojë edhe 35 biznese

Pas më shumë se katër vjetësh pas fillimit të punimeve për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Drenas dhe mospajtimeve ndërmjet strukturave komunale të Drenasit dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kjo e fundit ka shpallur edhe konkursin e dytë për vendosjen e bizneseve në këtë pjesë.

Nëpërmjet konkursit, MTI-ja i ka bërë publike edhe ofertat për veprimtari në këtë vend, i cili gjendet në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, përkatësisht në Korroticë të Epërme të Drenasit. Pas gjithë "zhurmës" së madhe të krijuar kohë me parë ndërmjet ish-ministrit Bujar Dugolli dhe strukturave komunale të Drenasit, tani kreu i Drenasit, Nexhat Demaku ka thënë se kjo pjesë do të ofrojë mundësi të mira për vendosjen e bizneseve, të cilat do të gjeneronin deri në 800 vende të reja të punës. Demaku u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve të interesuara që të vendosën në PID.

"Me vendosjen e bizneseve në këtë pjesë do të zbutet papunësia, ndërsa interesi ekonomik është i rëndësishëm jo vetëm për Drenasin, por për gjithë Kosovën", ka thënë ai.

Demaku ka thënë se janë duke bashkëpunuar më përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e bizneseve në këtë pjesë që komuna ka dhënë 24 arë tokë për këtë qëllim. Financimin e projektit të infrastrukturës së brendshme e ka kryer MTI-ja.


“Parku ofron çdo gjë që është në interes të bizneseve, ujë të pijshëm dhe ujë industrial, lidhje individuale në kanalizim, ngrohje, telefon, rrymë, internet dhe siguri të plotë shtetërore", ka thënë Demaku.

Parku me hapësirë prej 24 hektarë ka gjithsej 74 parcela me madhësi të ndryshme. Bizneseve do t’u jepet vendi në shfrytëzim për 99 vite. Nga 1 mijë metra katrorë janë 33 ngastra, 3 mijë metra katrorë 31 ngastra, ndërsa më 6 mijë metra katrorë janë 12 ngastra.

Drejtori i Gjeodezisë në KK dhe anëtar i bordit të PID-it në kuadër të MTI-së, Mehdi Kurrumeli, ka thënë se janë paraparë tarifa tejet të ulëta deri në 0.15 euro për metër katrorë dhe ka premtuar se kjo tarifë do të ulet edhe më shumë me fillimin e gjenerimit të bizneseve.

Kurrumeli ka thënë se në bazë të informatave të deritanishme ka shumë interesim të bizneseve për t’u vendosur në këtë pjesë. Mirëpo, ndonëse ka kaluar gati një vit që nga përfundimi i konkursit të parë, asnjëra nga 29 bizneset përfituese vendore dhe 6 ndërkombëtare nuk kanë nisur aktivitetin në këtë kompleks./koha/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori