LAJMI I FUNDIT:

Paris: Dy mijë pasagjer të bllokuar nga bora

Paris: Dy mijë pasagjer të bllokuar nga bora

Bora dhe ngricat rikthehen të shkaktojnë përsëri probleme serioze në transportin ajror të kryeqytetit francez, njoftoi gazeta “Le Monde”. 58 fluturime u anuluan gjatë natës dhe mëngjesit në aeroportin kryesor të Parisit, Charles De Gaulle, për një total prej 2 mijë pasagjerësh të bllokuar. Parashikimet e motit bëjnë që të ekzistojë frika se emergjenca do të vazhdojë edhe ditën e Krishtlindjeve.

”Aeroporti ka problem me lëngun antingrirës, i cili në kushtet aktuale nuk rezulton të jetë shumë efektiv kur hidhet në aeroplanë”, shkruhej në një deklaratë. De Gaulle është aeroporti i tretë më i madh i kontinentit.

Ngrica dhe dëbora nuk kanë kursyer as Gjermaninë, ku funksionimi i autostradave dhe rrugëve hekurudhore është çorientuar krejtësisht. Në një aksident në Berlin një person humbi jetën në autostradë, ndërsa pranë Mynihut 50 makina u përfshinë në një përplasje masive.

Reshje të reja dëbore pritet të godasin veriun e vendit gjatë ditës së sotme, ndërsa në mbrëmje u ndërpre funksionimi i hekurudhës ndërmjet Hanoverit dhe Berlinit për shkak të ngricës. Sipas Institutit Meteorologjik Gjerman, kryeqyteti nuk shihte kaq shumë dëborë që prej vitit 1908.


Transportet janë në kaos edhe në Belgjikë, ku për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, autostrada dhe stacione kryesore hekurudhore janë mbyllur në të gjithë vendin. Ashtu si në Gjermani e Francë, nëpër rrugë mund të shikosh të njëjtin spektakël, makina të braktisura apo të bllokuara kudo. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori