LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Manchester City – Liverpool

Parashikim: Manchester City – Liverpool

Manchester City e pret Liverpoolin në Etihad Stadium në një nga duelet definuese për këtë sezon në Ligën Premier.

Vendi: Etihad Stadium, Mançester
Koha: 19 mars (e dielë), 17:30


Lajmet rreth ekipeve

Manchester City
Ilkay Gundogan dhe Gabriel Jesus janë në dyshim për ekipin e Guardiolas.
Yaya Toure mund të jetë nga fillimi në lojë, pasi lojtarët që luajtën ndaj Monacos nuk janë asnjëri i sigurt për të startuar.
Si rezultat, Otamendi dhe Zabaleta mund të kthehen në formacionin startues, teksa vetëm Caballero është i sigurt në gol.

Liverpool
Edhe Roberto Firmino edhe Daniel Sturridge munguan ndaj Burnleyt javën e kaluar, që do të thotë se një start i rallë për Origin mund të ndohdë ndaj Cityt.
Emre Can do të vazhdojë të orkestrojë mesfushën në mungesë të kapitenit Jordan Henderson.
Dejan Lovren është kthyer në stërvitje pas një lëndimi në gju dhe nuk ishte në gjendje të luajë javën e kaluar, kurse tash mbetet në dyshim.

A e dini se?

Në pesë ndeshjet e fundit të Manchester Cityt ndaj Liverpoolit në shtëpi janë shënuar së paku tri gola.

Manchester City nuk ka pranuar gol në tri ndeshjet e fundit në Ligën Premier.

Janë shënuar më pak se tri gola në tri ndeshjet e fundit të Manchester Cityt në Ligën Premier.

Janë shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit të Liverpoolit në Ligën Premier.

Manchester City është i pamposhtur në 6 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën Premier.

Liverpooli është i pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit ndaj Manchester Cityt në të gjitha garat.

Analiza

Me dy ekipet që i ndanë vetëm një pikë para fillimit të ndeshjes, kjo është një ndeshje shumë e madhe, sidomos për vendasit në mënyrë që të rikthehen fuqishëm në luftë për top katërshen pas largimit nga Liga e Kampionëve.

Aftësia e Liverpoolit për të ngritur nivelin e lojës në ndeshje të mëdha është tashmë e dëshmuar dhe natyrisht se The Reds do të mundohen të përmirësohen për dallim nga ndeshja ndaj Burnleyt.

Vendasit do të kenë vetëbesim më të ulët pas disfatës nga Monaco, kurse Klopp do të motivojë lojtarët në një ndeshje të luftuar me shumë gola ku vështirë është të caktohet fituesi.

Parashikimi: Manchester City 2-2 Liverpool

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori