LAJMI I FUNDIT:

Parandalohet kontrabanda, vlera mbi 15 mijë euro

Parandalohet kontrabanda, vlera mbi 15 mijë euro

Gjatë javës, njësitet e Doganës së Kosovës, përveç kontrolleve nëpër pikat kufitare kanë ndërmarr edhe kontrolle në brendi të territori, ku kanë arritur të parandalonin nëntë raste të tentim kontrabandimit nëpër vendkalime kufitare në vlerë prej mbi 15 mijë eurove.

Oficerët në ANP kanë ndaluar një tentim kontrabande ku një shtetas nga Republika e Maqedonisë tentojë të kontrabandonte orë dorë me vlerë të lartë. Në rajonin e Gjilanit, në pikëkalimin Dheu i bardhë, oficerët Doganor zbuluan dy kundërvajtje doganore ku shtetasit kosovar tentuan të kontrabandojnë mallra të ndryshme me vlerë mbi 1000 euro.

Njësitet anti-kontrabandë kanë konfiskuar gjatë kësaj jave 3 automjete të cilat nuk kanë pasur procedura e zhdoganimit të përfunduara dy prej këtyre veturave në Rahovec kurse tjetra në Mitrovicë.

“Në rajonin e Mitrovicës ka pasur më së shumti tentim kontrabandimi me derivate të naftë. Gjatë kësaj jave janë kapur nga njësitë anti-kontrabandë disa raste me derivate të naftës ku janë konfiskuar mbi 1000 litra. Gjithashtu ka pasur një rast me sasi të konsiderueshme vajit motorik ku sasia e involvuar ishte 3000 litra”, thuhet në komunikatën për media të doganave.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe po i nënshtrohen procedurës për kundërvajtje Doganore, vlera e përafërt e tyre është mbi 15 mijë euro. /Telegrafi/