LAJMI I FUNDIT:

Para kolapsit

Para kolapsit

Strategjia e Qeverisë për minierat konstaton se Kosova është para një kolapsi energjetik, nëse nuk fillon sivjet prodhimi linjitit në mihjen e re të Sibofcit. Aty thuhet se deri në futjen në prodhim të termocentralit “Kosova e Re”, nevojitet zgjerimi i kësaj mihjeje. Nga ana tjetër, KEK-u thotë se ka filluar prodhimi në Sibofc, sipas planit.

Nëse projekti “Kosova e Re” vonohet së tepërmi, kjo situatë mund ta dërgojë Kosovën para një kolapsi energjetik. Së paku, kjo mund të ndodh, nëse eventualisht do të këtë vonesa për zhvillimin e formave të tjera të furnizimit me energji elektrike.

Në lidhje me këtë çështje, Qeveria e Kosovës dhe furnizuesi i vetëm me energji në vend, Korporata Energjetike e Kosovës, kanë mendime të ndara. Qeveria e Kosovës, në Strategjinë minerare të Kosovës, pranon se vonesat e mundshme për hapjen e mihjes se re të Sibofcit, mund ta çojnë vendin para një kolapsi eventual energjetik.

“Parandalimi i një kolapsi eventual energjetik si shkak i vonesës në zhvillimin e mihjes së re, përben prioritet të lartë për Qeverinë”, thuhet në këtë strategji, e cila është miratuar tashmë nga ekzekutivi.


Sipas Qeverisë së Kosovës, shfrytëzimi i rezervave të linjitit në mihjet Bardh dhe Mirash, dhe hapja e një mihjeje në Sibofc, është çështje urgjente, pasi që ndikon direkt në sigurinë e furnizimit me energji elektrike.

Andaj, për të siguruar furnizim të pandërprerë me linjit dhe në mënyrë që të shmangen ndërprerjet e kushtueshme të furnizimit me energji elektrike, kërkohet që mihja të fillojë me prodhim të linjitit brenda vitit 2010. /Express/Telegrafi/