LAJMI I FUNDIT:

Para aksidentit fatal, shoferi i autobusit të djegur në Venedik kishte postuar një fotografi

Para aksidentit fatal, shoferi i autobusit të djegur në Venedik kishte postuar një fotografi

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe mbi 21 tjerë janë lënduar në aksidentin me autobus në Itali.

Ngjarja ka ndodhur kur autobusi ra nga ura dhe përfundoi mbi hekurudhë në afërsi të Venedikut – duke u përfshirë nga zjarri, transmeton Telegrafi.

Autobusin e ngiste Alberto Rikoto, 40-vjeç nga Treviza i cili humbi jetën në këtë aksident.


E pak para aksidentit, ai kishte publikuar një fotografi në Facebook, ku shihet se gjendet në kampin Hu në Margeri, e fotografia kishte përshkrimin “Shuttle deri në Venedik”.

Mediat italiane kanë dhënë detaje për aksidentin sesi kishte ndodhur: kolona e veturave në urë dhe mes tyre autobusi i cili bën një kthesë që me sa duket ishte fatale për shumë pasagjerë.

“Ka shumë të vdekur”, fjalët e para të zjarrfikësve që arritën në vendin ku u aksidentua autobusi në Venedik - që humbën jetën 21 persona
Lexo po ashtu “Ka shumë të vdekur”, fjalët e para të zjarrfikësve që arritën në vendin ku u aksidentua autobusi në Venedik - që humbën jetën 21 persona

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur autobusi kthehet me “shpejtësi të madhe”, dhe në fund bie në anën e djathtë të urës – duke përfunduar në hekurudhë.

Dëshmitarët kanë treguar se çfarë ka ndodhur disa sekonda para aksidentit, dhe të gjithë janë pajtuar se diçka e çuditshme kishte ndodhur.

Përmendet si mundësi që shoferi të ketë fjetur apo ka pasur probleme shëndetësore. Përgjigje të saktë do të japë analiza e pamjeve të kamerave të sigurisë që gjendeshin edhe brenda autobusit.

Corriere della sera raporton se mediave u është lajmëruar një grua e cila pretendon se e di se çfarë ka ndodhur, dhe se disa dëshmitarë kanë parë sesi autobusi është djegur në urë – por se shoferi nuk kishte mundur të ndalet.

Në ato momente, gjatë manovrimit ka humbur kontrollin dhe u kthye në të djathtë dhe ra nga ura. Megjithatë, sipas provave fillestare që i ka mbledhë policia nuk ka konfirmim se vetura është djegur para se të binte nga ura. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori