Kosova do të vazhdojë të përballet me furnizim jo stabil me energji elektrike deri në ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”, projekt ky i cili ende është në fazën e bisedimeve, vlerësojnë njohës të fushës së energjisë në Kosovë.
Ata tregojnë se ndërtimi i këtij termocentrali zgjatë me vite dhe sipas tyre, Kosova përafërsisht edhe shtatë vite nuk do të arrijë të shkarkohet nga problemi që ka me energji elektrike që nga pas lufta.
Njohësi i çështjeve të energjisë Palokë Berisha, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se autoritetet e Kosovës për të zbutur këtë gjendje të furnizimit jo stabil me energji elektrike, deri në ndërtimin e Termocentralit, duhet të marrin disa tjera. “Qeveria e Kosovës duhet të ndërmerr hapa konkret që përmes agjencive të veta të lidh kontrata shumë vjeçare për të siguruar kapacitete të mjaftueshme për import të energjisë elektrike”.
“Mendojë që mund të jetë me një tender ndërkombëtarë apo më një negocim të drejtpërdrejtë me ndonjë shtet, që Kosova të blejë një paketë prej 7 vjetësh për furnizim me energji elektrike shtesë. Në këtë formë do të sigurojë energji të mjaftueshme dhe do të ketë një çmim më të volitshëm”, shprehet Berisha.
Ndryshe, pasiguria në furnizimin e energjisë vazhdon të jetë një nga kufizimet kyçe për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.
Në hulumtimet e shumta të bëra si nga organizatat vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare si problem kryesore në të bërit biznes ishte theksuar furnizimi jo stabil me energji elektrike dhe çmimet e larta të energjisë.
Hamdi Malushaj, drejtor menaxhues i kompanisë “Evroenergie”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se Kosova ka zgjidhje për stabilizim me energji elektrike, dhe kjo sipas tij, është rindërtimi i Termocentralit Kosova A. “Rindërtimi i Termocentralit Kosova A është hapi i parë i mundshëm dhe i vetmi,nuk ka zgjidhje tjetër. Ndërtimi i një termocentrali të ri është i mirë, por është minimum shtatë vite nuk vjen megavati i parë prej saj”, shton Malushaj
Sipas Malushaj edhe zhvillimi i energjive të ripërtërishme do t’i mundësonin Kosovës energji elektrike më stabile. “Kosova ka potencial, ka energji të erës 324 megavat të matura profesionalisht, ka 146 megavat energji të ujit, ka po ashtu të diellit, mirëpo menaxhimi dhe politikaështë shkaktar i ngecjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë elektrike në Kosovë”, shton Malushaj.
Sa i përket ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re, Komiteti Drejtues i këtij projekti ka bërë tanimë vlerësimin e ofertave teknike dhe financiare nga këshilltari i transaksionit dhe ai strategjik, dhe i ka dhënë dritën e gjelbër ofertuesit që të kalohet në fazën e bisedimeve të drejtpërdrejta.
Contour Global, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kompania ofertuese për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e re”,
Vlera e përafërt e ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re do të jetë rreth 1 miliard euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)
Bau mik i Tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë