LAJMI I FUNDIT:

Papunësia në eurozonë 10 %

Papunësia në eurozonë 10 %

Agjencia Europiane e Statistikës (Eurostat) njoftoi se papunësia në eurozonë qëndroi e pandryshuar krahasuar me një muaj më parë në 10 për qind për muajin dhjetor. Eurostat tha se numri i të papunëve në eurozonë ra me 73 mijë në dhjetor, në totalin e 15.8 milionë.

Sipas Eurostat dhjetori regjistroi rënie të lehtë të papunësisë në Spanjë ndërsa në Gjermani dhe në Itali, nuk ka ndryshuar.

Sipas sondazhit të Reuters shumica e analistëve besonin se papunësia në eurozonë do jetë e pandryshuar në 10.1 për qind. Në shtatë muajt e fundit papunësia në eurozonë nuk ka ndryshuar dhe është pranë nivelit më të lartë në 12 vitet e fundit. /Telegrafi/