LAJMI I FUNDIT:

Papunësi rekorde në eurozonë

Papunësi rekorde në eurozonë

Papunësia në 16 vendet e eurozonës ka shënuar rekord të ri prej 9.6 përqind, pasi në muajin gusht u rritën shqetësimet se tregu i dobët i punës mund ta ngadalësojë rimëkëmbjen ekonomike.

Rreth 15 milionë njerëz kanë kërkuar punë në muajin gusht, 165 mijë më shumë se në korrik, njoftoi sot agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian.

Tani shkalla e papunësisë është më e larta që nga marsi i vitit 1999.

Numri i të papunëve është rritur në të gjitha 27 vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa gjatë verës në BE janë mbyllur 236 mijë vende pune. /rel/