LAJMI I FUNDIT:

Panucci: Më ka mbetur peng pika e humbur me Italinë, me Shqipërinë do shkojmë në Euro 2020

Panucci: Më ka mbetur peng pika e humbur me Italinë, me Shqipërinë do shkojmë në Euro 2020
Tani fillon puna e Panuccit me Shqipërinë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Christian Panuci, mbërriti mbrëmjen e së enjtes në Tiranë për të  qenë i pranishëm në ceremonitë që do të organizojë FSHF-së ne rastin e festive të fundvitit.

Në një intervistë për Top-Channel, trajneri italian i bëri një përmbledhje të shkurtër punë së tij të deritanishme me kuqezinjtë.

“Mund të them që një nga pengjet e vitit që sapo u mbyll është një pikë që duhet të merrnim me Italinë dhe të them të vërtetën na mungon ajo në llogarinë përfundimtare. Për pjesën tjetër, dua të vazhdoj të theksoj që kemi bërë gjithmonë ndeshje shumë të mira”.


“Më ka mbetur mendja tek ndeshja me Italinë, por nuk na mbetet gjë tjetër tani, duhet të shohim përpara në të ardhmen”.

Caktohen vazot e Ligës së Kombeve, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët e mundshëm (Foto)
Lexo po ashtu Caktohen vazot e Ligës së Kombeve, Kosova dhe Shqipëria mësojnë kundërshtarët e mundshëm (Foto)

“Viti i ri që po vjen do të fillojë menjëherë me përgatitjet për skuadrën. Nga muaji janar do t’u rikthehem udhëtimeve për të gjetur futbollistë të rinj që t’i kthehemi punës seriozisht”.

Panucci premtoi se do të ndërtojë një skuadër më të fortë, për të synuar finalet e Evropianit të Vitit 2020.

“Në këto 6 muaj që kam punuar me Shqipërinë kam arritur të ambientohem shumë mirë. Jam i bindur që do të kemi mundësi të bëjmë një skuadër shumë të mirë dhe në këtë mënyrë do të provojmë të shkojmë në finalet e Evropianit e ardhshëm”.

Duka: Me një short të mirë, Shqipëria mund të kualifikohet në ‘Euro 2020’
Lexo po ashtu Duka: Me një short të mirë, Shqipëria mund të kualifikohet në ‘Euro 2020’

“Këto janë 6 muajt e parë që unë kam qenë këtu dhe mund të them që janë shumë të kënaqshëm sepse ndihem shumë mirë në detyrën e re në krye të kombëtares shqiptare”.

“Dua të mbyll këtë vit me një urim për të gjithë tifozët shqiptarë. Gëzuar festat e fundvitit dhe u premtoj që do të punoj akoma më shumë në vitin e ardhshëm 2018, që të kemi mundësinë t’u dhurojmë emocione të mira me rezultatet tona”.

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori