LAJMI I FUNDIT:

Pajaziti: Nuk ka pasur keqpërdorime të mjeteve buxhetore

Pajaziti: Nuk ka pasur keqpërdorime të mjeteve buxhetore

Vlerësimin e Auditorit Gjeneral të Kosovës për punën e Ministrisë të Punëve të Brendshme, e vlerësojmë real. Në këtë ministri nuk ka pasur keqpërdorime të mjeteve buxhetore, madje është angazhuar edhe auditori i brendshëm për të monitoruar qarkullimet financiare”,ka deklaruar ministri i punëve të brendshme, Zenun Pajaziti.

Ai ka thënë se në këtë raport nuk bëhet fjalë për ndonjë shkelje të rëndë, apo ndonjë keqpërdorim të buxhetit, përveç disa mangësive të vogla të cilat në vitet e ardhshme nuk do te përsëriten. /rtklive/