LAJMI I FUNDIT:

Pagat dolën me rritje

Pagat dolën me rritje

Sot kanë dalë pagat me rritje sipas vendimit të më hershëm të Qeverisë së Kosovës. Pagat do të rriten nga 30 deri në 50 për qind, për disa kategori q paguhen nga buxheti i shtetit.

Zëvendëskryeministri në largim Hajredin Kuqi ka konfirmuar daljen rrogave me rritje, gjatë një bisede për RTK-në.

Kuqi ka pranuar gjatë bisedës se kanë pasur presion të madh ndërkombëtar se sa është publikuar në media për mos rritjen e pagave.

Pagat do të rritet për 50 për qind për punëtorët e arsimit, policinë 40 për qind, zyrtarët doganorë 30 për qind rritje do të kenë edhe shërbyesit civil dhe minatorët. /Telegrafi/