LAJMI I FUNDIT:

Pacolli parasheh rritje ekonomike mbi 7%

Pacolli parasheh rritje ekonomike mbi 7%

Drejtues të Koalicionit për Kosovën e Re, të premten, thanë se vendimi i kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, për rritjen e pagave të mësimdhënësve është një instrument i keqpërdorimit të zgjedhjeve.

Ata kanë bërë shpalosjen e programi i tyre i cili ka katër shtylla kryesore, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, kthimi i etikës dhe moralit në etikën kosovare, siguria dhe shtrirja e sovranitetit dhe globalizimi i Kosovës që do të thotë inkuadrimi i Kosovës në OKB dhe në mekanizmat tjerë ndërkombëtar.

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se në programin e tyre kanë paraparë rritje ekonomike mbi shtatë për qind në vitin e parë të qeverisjes. Sipas tij, me rritjen ekonomike do të krijohen fonde për rritjen e pagave. /Telegrafi/