LAJMI I FUNDIT:

Pa viza në Kroaci

Pa viza në Kroaci

“Bashkëpunimi ekonomik mes Kroacisë dhe Kosovës aktualisht sillet në kuotën e 40 milionë eurove dhe ne synojmë që kësaj vlere t'i shtohet edhe një zero, duke qenë me interesa të dyanshme”, tha Ambasadori Kramaric, i bindur se nismat për këto aktivitete do të vijnë nga shteti kroat.

Kroacia po ndërmerr hapa konkret për të thelluar bashkëpunimin e dyanshëm me Kosovën duke krijuar kushte të favorshme për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve mes dy shteteve, tha të mërkurën në Gjakovë, Ambasadori i Kroacisë në Prishtinë, Zlatko Kramaric.

Ai me këtë rast e ka përsëritur premtimin e dhënë ditë më parë se nga 17 shkurti në Prishtinë do të filloi dhënia e vizave për qytetarët e Kosovës, pa pas nevojë që të udhëtohet në Shkup, ndërsa hapi i dytë do të jetë liberalizimi i vizave për kosovarët për sezonin e pushimeve verore./telegrafi/