LAJMI I FUNDIT:

Pa Samsung, s’do të kishte iPhone!

Pa Samsung, s’do të kishte iPhone!

Samsung dhe Apple janë duke u bërë gati të përballen në një seancë të rëndësishme gjyqësore në SHBA, në të cilën kompania koreane do të duhet të merret me akuzat të cilat thonë se ajo duhet të ndalojë së kopjuari rivalin Apple.

Mirëpo tani sipas WSJ, Samsung ka dhënë një deklaratë të ashpër, përmes së cilës thotë se Apple nuk do të mund të shiste asnjë iPhone të vetëm pa teknologjinë e Samsung, për të cilën nuk paguan patenta.

“Samsung bën hulumtime dhe kërkime të teknologjisë së telekomunikacionit që nga viti 1991, dhe deri më sot ka krijuar teknologji të shumta për pajisjet mobile të cilat sot njihen si – telefona të mençur.

Në anën tjetër, Apple ka shitur iPhone-in e parë rreth njëzet vjet më pas, dhe ajo nuk do të mund të shiste asnjë iPhone të vetëm pas përfituar nga teknologjia e zhvilluar nga Samsung” thuhet në deklaratën e dhënë nga zyrtarët e Samsung.


“Apple është mbështetur në teknologjinë e Samsung për të hyrë në hapësirën e telekomunikimit dhe vazhdon të përdor këto teknologji edhe sot për pajisjet si iPhone dhe iPad.

Për shembull, Samsung e furnizon atë me flash memorie, memorie bazë, si dhe aplikacionet e procesorit për iPhone. Apple gjithashtu përdor edhe teknologji tjera të Samsung për të cilat nuk paguan licencë” thuhet më tej në deklaratën e Samsung. / Telegrafi /