LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Me Vetëvendosjen kemi ideologji të kundërta, por mund të bashkëpunojmë (Video)

Osmani: Me Vetëvendosjen kemi ideologji të kundërta, por mund të bashkëpunojmë (Video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka thënë se LDK ka qëndrime të ndryshme ideologjike me Vetëvendosjen, por bashkëpunimi me ta është i mundshëm.

Osmani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se përkundër këtyre dallimeve në Kuvend LDK ka pasur bashkëpunim me LDK-në.

“Një koalicion i ardhshëm me Vetëvendosjen është i mundshëm dhe siç e dini ne kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë në Kuvend”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Deputetja e LDK-së ka thënë se LDK me Vetëvendosjen kanë bashkëpunim të mirë edhe në nivel kryetarësh.

Ajo ka thënë se për koalicione parazgjedhore apo pas zgjedhore do të vendosin organet e partisë.

“Pasi t’i fitojmë zgjedhjet, për koalicione vendosim bashkë në Këshill të Përgjithshëm dhe në Grup Parlamentar”.

Osmani ka thënë se ideologjikisht LDK dhe Vetëvendosje janë të kundërta, pasi LDK është parti e djathtë, ndërsa Vetëvendosje e majtë.

“Ideologjitë i kemi të kundërta, por qëndrimet politike i kemi në rregull”, shtoi më tej Vjosa Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori