LAJMI I FUNDIT:

Osmani takohet me delegacionin e Korporatës Amerikane për Financa dhe Zhvillim – flasin për marrëveshjen ekonomike

Osmani takohet me delegacionin e Korporatës Amerikane për Financa dhe Zhvillim – flasin për marrëveshjen ekonomike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim me delegacionin e Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) të përbërë nga Caleb McCarry dhe Brian Martalus, nga zyra e DFC në Uashington, John Jovanoviq, shef i zyrës së DFC në Beograd dhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Delegacioni i DFC-së e njoftoi Kryesinë e Kuvendit mbi fushëveprimtarinë e vet si dhe planet e tyre për Kosovën pas nënshkrimit të zotimeve për normalizimin ekonomik në Uashington.

Kryetarja Osmani i falënderoi për vizitën, duke e vlerësuar angazhimin e SHBA-ve në gjitha proceset vendimtare në Kosovë.


Ajo potencoi rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit në këtë proces si vendimtar për realizimin e projekteve investuese, ngase të gjitha marrëveshjet me implikime financiare do të kërkojnë ratifikim edhe në Kuvend.

“Mbështetja e SHBA-së ka qenë historikisht kyçe në çdo proces vendimtar për vendin tonë. Mirëpresim faktin që e keni kuptuar qartë rëndësinë e përfshirjes së Kuvendit në këtë proces dhe duke vlerësuar lartë çdo projekt investues që do mbështetet nga ana juaj, shpresojmë që këto projekte do realizohen duke pas konsideratë të lartë për fuqizimin ekonomik të grave, aplikimin e praktikave më të mira për mbrojtjen e mjedisit dhe duke kontribuar në lehtësimin dhe adresimin e dëmeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga pandemia”, ka deklaruar Osmani.

Kryetarja dhe disa nga nënkryetarët e Kuvendit shtruan nevojën për transparencë në projektet e DFC-së, si dhe sqarim të strukturës dhe instrumenteve të financimit. Po ashtu, ata kërkuan sqarime lidhur me studimin e fizibilitetit për liqenin e Ujmanit.​ /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori