Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Portugali, ku ka zhvilluar takime me zyrtarët më të lartë shtetëror të këtij vendi.
Osmani, gjatë qëndrimit në Portugali ka dhënë në një intervistë për median portugeze “DN” ku ka folur edhe për dialogun me Serbinë.
Ajo ka theksuar se Serbia po vazhdon me synimet destabilizuese në raport me Kosovën.
“Ballafaqimi me të kaluarën është shumë i rëndësishëm nëse duam që rajoni ynë të ecë përpara. Pavarësisht përkushtimit të Kosovës për dialogun shtet-me-shtet, me Serbinë, për të siguruar që të ketë marrëdhënie të mira tregtare, që të mos ketë pengesa për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzit dhe se ne nuk e bllokojmë njëri-tjetrin ndërkombëtarisht, Serbia ka bërë të kundërtën”, ka thënë Osmani, transmeton Klan Kosova.
“Serbia vazhdon të zhvillojë një fushatë agresive kundër Kosovës, ndërkombëtarisht. Vazhdon të abuzojë me dialogun duke u përcjellë informacione të gabuara disa vendeve, veçanërisht atyre që janë gjeografikisht më larg, duke thënë se dialogu ka në qendër statusin e Kosovës – gjë që padyshim nuk është – dhe ka kryer një sërë nismash destabilizuese, me ndihmën e Rusisë, duke mbajtur gjallë tensionet dhe konfliktet dhe duke e lënë rajonin tërësisht jashtë integrimit evropian, duke shkuar kundër asaj që duam dhe mbrojmë”.
Presidentja mes tjerash ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në komunikim me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë.
“Pavarësisht gjithë kësaj, përpjekjet tona janë të sinqerta, jemi shumë të sigurt në synimet tona, flasim sinqerisht me miqtë tanë në BE, SHBA dhe më gjerë, kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët tanë dhe hapat që hedhim janë drejt marrëdhënieve të mira me Serbia, por për fat të keq nuk mund të them se Serbia po bën të njëjtën gjë”, ka thënë Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja