LAJMI I FUNDIT:

Osmani-Nurtleu: Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dypalësh

Osmani-Nurtleu: Maqedonia e Veriut dhe Kazakistani kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dypalësh

Azia Qendrore dhe Kazakistani ballafaqohen me sfida të shumta sigurie. Situata në Afganistan rezulton me ndikime të fuqishme në të gjithë rajonin, por OSBE-ja vazhdon t’i mbështesë vendet pjesëmarrëse në ballafaqimin me këto ndikime përmes paket-projekteve gjithëpërfshirëse për zbutjen e rreziqeve.

Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu, që vijoi pas takimit në Astana, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.

“Pavarësisht sfidave me të cilat përballet OSBE-ja, veçanërisht për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, i cili ka ndikim të madh mbi sigurinë tonë kolektive, njerëzore dhe ekonomike, OSBE-ja do të vazhdojë të punojë në mënyrë të koordinuar dhe të ofrojë zgjidhje që do të nënkuptojnë siguri më të madhe për njerëzit nga rajoni më i gjerë i Azisë Qendrore”, tha Osmani.


Përveç përballjes me sfidat, theksojnë nga MPJ, Osmani theksoi se Zyra e Programeve e OSBE-së në Astana, i jep mbështetje Kazakistanit edhe në zbatimin e agjendës së reformave.

“Bashkëpunimi midis Kazakistanit dhe OSBE-së tregon rezultate shumë të mira në terren. Për shembull, projekti ynë i përbashkët tre-vjeçar për mbështetjen e reformave në drejtësi rezulton në ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunim me Gjykatën Supreme, organet qeveritare dhe institucionet nacionale për të drejtat e njeriut. Vlen të përmenden edhe projektet për eko-portet, luftën kundër krimit kibernetik dhe të tjera, gjë që flet për përfitimet e prekshme për njerëzit që dalin nga puna e përbashkët e Zyrës së OSBE-së dhe institucioneve”, theksoi Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori