LAJMI I FUNDIT:

OSHC-të kërkojnë që gjuha rome të njihet si gjuhë zyrtare në përdorim tradicional në komunën e Prizrenit

OSHC-të kërkojnë që gjuha rome të njihet si gjuhë zyrtare në përdorim tradicional në komunën e Prizrenit

Organizatat e Shoqërisë Civile e cila përfaqësohet nga 15 organizata jo qeveritare dhe aktivist nga komuna e Prizrenit shprehin interesim për shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesës e cila ka për synim të avokojë edhe më tej tek akterët vendimmarrës me qëllim të ndikimit për marrjen e vendimit që gjuha rom të jetë gjuhë në përdorim zyrtar në komunën e Prizrenit.

“Gjuha është qenësore për përfshirjen. Gjuha ndodhet në qendër të aktivitetit njerëzor, shprehjes dhe identitetit. Duke njohur rëndësinë primare, të cilën njerëzit e vendosin për gjuhën e tyre, nxitet lloji i pjesëmarrjes së vërtetë në zhvillim, që mundëson arritjen e rezultateve të qëndrueshme . Romani është gjuha e romëve, një gjuhë e ruajtur dhe e bartur nga brezi në brez gjatë shekujve, kryesisht në formën e të folurit. Në Kosovë flitet një gjuhë e njëjtë, me disa ndryshime të vogla në disa vende të saja”, thuhet në njoftim.


Sipas regjistrimit turk të vitit 1910, Prizreni kishte 30 mijë e 285 banorë, prej të cilëve 460 kanë qenë romë, në 92 familje.

“Në bazë të Nenit 58.2 të Kushtetutës, Kosova është e detyruar të respektojë standardet e parashikuara në Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave (KEGjRP), e cila përcakton se shtetet duhet të adoptojnë politika që sigurojnë “ofrimin e mënyrave dhe mjeteve të përshtatshme për mësimin dhe studimin e gjuhëve rajonale ose të pakicave në të gjitha fazat e duhura””, thuhet tutje.

Megjithatë, OSHC thekson se ky promovim i kulturave dhe gjuhëve të pakicave nuk duhet të kuptohet si një mbrojtje e njëanshme e pakicave kundër shumicës, por më tepër si një mjet për nxitjen e mirëkuptimit mes komuniteteve shumicë dhe pakicë.

“Prandaj, shtetet duhet të “bëjnë marrëveshje për të siguruar mësimin e historisë dhe kulturës e cila reflektohet nga gjuha rajonale ose e pakicës”, gjithashtu për jo-folësit e këtyre gjuhëve . Tradita e përdorimit të gjuhës rome në Prizren është e vjetër dhe daton prej shekujsh. Madje kjo vazhdimësi e pranisë së gjuhës rome në këtë qytet ka bërë që ky komunitet ta ruajë identitetin e vet. Njëkohësisht ka frymëzuar aktivistët që të botojnë libra e revista në gjuhën rome, por edhe të hapin media elektronike, dhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale”, thotë njoftimi.

Sipas tyre, gjuha rome ende nuk ka pranim dhe mbrojtje, përkundër që është folur tradicionalisht.

“Komunat nuk kanë bërë hapa specifikë në kuptimin e rritjes së vetëdijes publike për të drejtat gjuhësore, edhe pse janë shënuar disa përmirësime modeste gjatë vitit 2013, si rezultat i bashkëpunimit të tyre me ZKGj-në”.

“Romani është gjuha e romëve, një gjuhë e ruajtur dhe e bartur nga brezi në brez gjatë shekujve, kryesisht në formën e të folurit. Gjatë Kongresit të parë të Romëve  në vitin 1971, Romani u njoh zyrtarisht si gjuhë e romëve në Evropë. Kjo çoi në përfshirjen e saj në rregulloret e ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Kartën Europiane të Këshillit të Evropës për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare. Si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të intelektualëve romë, Romani është sot i përfshirë në programet mësimore të mësimdhënies në disa vende evropiane. Padyshim, gjuha Romani është një kujtesë e trashëgimisë së përbashkët kulturore midis komuniteteve të ndryshme rome në Evropë”.

Këto organizata theksojnë se komunat kanë ndërmarrë hapa pozitivë që kanë rezultuar në miratimin e rregulloreve komunale për përdorimin e gjuhëve, por gjuha rome ende nuk është e njohur dhe as e mbrojtur.

“Fushatat e ndërgjegjësimit për të drejtat gjuhësore janë minimale dhe komunat janë vonuar në emërimin e personave kontaktues për çështje gjuhësore në komunë. Ndonëse gjuha rome flitet tradicionalisht në Prizren dhe kualifikohet për njohje të tillë sipas nenit 2.4 të Ligjit  deri më tani komuna e Prizrenit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të njohur statusin e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar përkundër fakteve që Grupi i intelektualëve Romë në Prizren qysh në vitin 2016 (me datë 24.05.2016 me numër të protokollit 01-29/88087), konform nenit 2.4 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe nenit 4 të UA 4 të Udhëzimit Administrativ Nr.2011-02 (MAPL), për përcaktimin e procedurave për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve ka parashtruar kërkesë zyrtare për njohjen e statusit të gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar”.

NEVO KONCEPTI dhe anëtar të organizatave të shoqërisë civile dhe aktivist të Prizrenit i bën thirrje institucioneve Qendrore dhe atyre Lokale/të KK Prizren të gjejnë një zgjidhje qëndrueshme që gjuha rome të njihet si gjuhë zyrtare në përdorim tradicional në komunën e Prizrenit dhe të krijohet mundësia për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj.

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori