LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Gjakova #9

Organizohet BarCamp Gjakova #9

Të Shtunën, me 31 Maj 2014 nga ora 17:00, Komuniteti Aktiv Qytetar organizon konferencën jo-formale të radhës - BarCamp Gjakova #9.

Folës dhe tema shumë interesante edhe ksaj radhe, ku do të ndajnë eksperiencën dhe prezantojnë: Ardian Gojani, Butrint Kusari dhe Henrijeta Vula Pula, biografitë e të cilëve mund ti gjeni në vazhdim:

– Ardian Gojani është shkencëtar nga Gjakova që ka përfunduar studimet PhD dhe master në Inxhinieri të Hapësirës Ajrore nga Unverziteti Tohoku në Sendai, Japoni (2001-2006), ndërsa studimet fillestare i ka përfunduar në Univerzitetin e Prishtinës, departamenti I Fizikës. Ardiani ka punuar si hulumtues shkencor në Universitetin e Tohokus, Japoni nga viti 2011-2014, si dhe ka punuar si “BK21” Shkencëtar në Departamentin e Inxhinierisë Mekanike në “Seoul National University”, Seoul, Republika e Koresë (2007-2011). Ardiani gjithashtu ka qenë profesor i Fizikës në disa shkolla të ndryshme të Gjakovës. Ai gjithashtu ka botuar shumë hulumtime shkencore, kryesisht të publikuara në Kore dhe Japoni, si dhe ka pranuar shpërblime të ndryshme nga: “GCOE Fellowship”, Japoni; “National Research Foundation’, Korea; “Agency for Defense Development”, Korea; “BrainKorea21 Fellowship”; “Tohoku Kaihatsu Memorial Award”, Japoni, Etj..


Në BarCamp Gjakova Ardiani do të flas për rrugëtimin e tij si shkencëtar si dhe për projektet shkencore të tij.

– Butrint Kusari, i lindur në Gjakovë, me profesion gjinekolog – obsteter, ka kryer fakultetin dhe specializimin në Prishtinë. Ka qenë pjesëmarrës në shume seminare ndërkombëtare, si dhe ka ndjekur trajnime të shumta në shtete të ndryshme si në Slloveni, SHBA, Turqi, Shqipëri, Kroaci etj.. Butrinti punon si gjinekolog obsteter pranë spitalit regjional Isa Grezda -Gjakovë, spitali për trajtimin e sterilitetit dhe IVF "Fati im" si dhe ordinanca private Jeta Gyn.

Tema që do trajtoj Butrinti ka të bëjë me atë që sa ne dijme për sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe pasojat që sjellin ato, kostoja e ulët e mbrojtjes si dhe kostoja e lartë e mjekimit.

– Henrijeta Vula Pula ka kryer Fakultetin e Mjekësisë; Vitin akademik për Psikiatri dhe Psikoterapi të fëmijëve dhe adoleshentëve; Ka përfunduar Specializimin për Psikiatri në Prishtinë dhe posa ka përfunduar Kurrikulën 4 vjeqare në Psikoterapinë Familjare Sistemike. Aktualisht vijon Trajnimin për Supervizion në Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, mbështetur nga Universiteti i Bazelit- Zvicër. Ka punuar si mjeke vullnetare në Ambulancën “Nëna Terezë”; Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë si profesoreshë e lëndëve të mjekësisë; Si terapiste për fëmijë dhe adoleshent për 7 vite (punë dytësore) në Projektin ‘’Trauma dhe pajtimi’’ në organizatën CFT (Children For Tomorrow). Aktualisht punon në Repartin e Psikiatrisë- Spitali Regjional – Gjakovë. Është trajnere në kuadër të Programit të ZHVP (Zhvillimi i Vazhdueshëm Profesional). Është anëtare e Grupit multidisiplinarë- Task Forcës për mbrojtjen e fëmijëve (në nivel komunal) dhe anëtare e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje (në nivel komunal) mbështetur nga UN WOMEN.

Në BarCamp Gjakova, Henrijeta do të flas për Shëndetin mendorë dhe stigma (paragjykimet), si dhe për Psikoterapinë familjare sistemike.

Vendi ku do të mbahet ngjarja është DEL House, ndërsa për ata që arrijnë me kohë do të ketë pije falas. Sponsor medial të Barcamp janë Telegrafi.com, Digjitale.com dhe PCWorld.al. Ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, në Twitter kërkoni me hashtag #BCGJK.
BarCamp Gjakova organizohet nga Komuniteti Aktiv Qytetar (KAQ) dhe mbështetet nga IPKO Foundation.

Në trend Kultura

Më shumë
PLAK BUDALLA

PLAK BUDALLA

Fjala+
POETI

POETI

Poezi
Çorapet e arnuara të shokut Enver

Çorapet e arnuara të shokut Enver

Kulture
BIR

BIR

Poezi
NËNA IME

NËNA IME

Fjala+
“Ditët e Mios”

“Ditët e Mios”

Kulture
Kalo në kategori