LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Bus

Organizohet BarCamp Bus

Aktiviteti BarCamp, i organizuar nga Fondacioni IPKO, është një iniciativë që tashmë është shpërndarë në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës, si: Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Përmes këtyre aktiviteteve, Fondacioni synon t’iu ofrojë të rinjve mundesi të zhvillimit të ideve dhe gjetjes së mundësive përmes fjalimeve të fuqishme të cilat tentojnë të promovojnë inovacionin tek të rinjtë.

Ky edicion special i BarCamp, i quajtur BarCamp Bus, ështe vazhdim i edicionit të kaluar të mbajtur në Skenderaj dhe Mahallë të Romëve (Mitrovicë). Kësaj radhe, qëllimi kryesor i këtij
edicioni është motivimi i të rinjve të Shtërpcës që të jenë pjesë aktive e komunitetit dhe të nxisë inovacionin përmes ideve dhe projekteve kreative.

BarCamp Bus Shtërpcë do të mbahet të premten, 23 janar, 2015, në Cair Restaurant në ora 12:00, ndërsa tema kryesore e këtij edicioni është Ndërmarrësia. Përmes kësaj teme, BarCamp Bus ka për qëllim t’i ofrojë mundësi të rinjve të komunave të Kosovës dhe t’i frymëzojë ata që të ndermarrin iniciativa, dhe të i’u tregojë metoda se si disa prej tyre mund vërtetë të bëhen sipërmarrës të suksesshëm në të ardhmen.


Tre folës të ftuar do të shpalosin informata rreth mundësive që komuniteti i Shtërpcës i ka në dispozicion, si dhe do t’iu ofrojnë atyre një shembull konkret se si shumë individë kanë përdorur mundësi të tilla dhe i kanë kthyer ato në rezultate të dobishme dhe praktike.

Fondacioni IPKO i fton të gjithë pjesëtarët e komunitetit të Shtërpcës të marrin pjesë në BarCamp Bus e të bëhen pjesë e një eksperience të këndshme e informative.

Në trend Kultura

Më shumë
A është Bubulina shqiptare?

A është Bubulina shqiptare?

Kulture
Rotshildët në Butrint

Rotshildët në Butrint

Kulture
NËSE

NËSE

Poezi
Përsëri, për gratë...

Përsëri, për gratë...

Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet

Thënie të Platonit: Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet

Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça

Kalo në kategori