Organizata rinore “Lëvizja Koha” organizon Panairin e Shkencës dhe Kulturës në qytetin e Vushtrrisë
Organizata rinore “Lëvizja Koha” për gjashtë vite radhazi organizon Panairin e Shkencës dhe Kulturës në qytetin e Vushtrrisë.
Që në fillet e saj kjo organizatë ka pasur për qëllim që të sjell një frymë ndryshe për të rinjtë jo vetëm të qytetit të Vushtrrisë, por edhe të qyteteve tjera të Kosovës.
Ajo që si pikqëllim i‘a vuri vetes kjo organizatë e udhëhequr nga i riu vushtrrias Qëndrim Uka, ishte që ky panair të organizohej në nivel kombëtar. Pikërisht ky qëllim u realizua gjatë dy viteve të kaluara, ku Vushtrria në gjirin e saj priti jo vetëm shkolla të vendit, por edhe të rajonit, si nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore.
Edhe këtë vit rikthehet ndjenja e të qenurit bashkë me çdo vëlla e motër tonë të trevave shqiptare. Prandaj, lideri i këtij projekti Qëndrim Uka së bashku me një grup të rinjsh, dashamirë të punës vullnetare, do të organizojnë Panairin e Shkencës dhe Kulturës me karakter kombëtar.
Këshilli Organizues i projektit potencoi se për këtë punë të palodhshme është motivuar nga thëniet: “Mëso si t’i bësh gjërat, jo si t’i thuash” dhe „Dituria bashkon troje“. Ndërsa, Lideri i projektit, theksoi se “Historia nuk shkruhet sot, ajo shkruhet nesër për veprat e të sotmes, andaj besoj se edhe Panairi është një vepër për të cilën do të dëshmojë historia në të ardhmen”.
Falënderimet dedikohen për përkrahjen e dhënë këtij projekti: Komunës së Vushtrrisë, Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Organizatës „TOKA“, Hotelit „Amazona“ si dhe „Ariani Company“.
Për të qenë dëshmitarë se përmes dijes dhe kulturës po bashkojmë nxënësit e trojeve shqiptare, Qëndrimi fton të gjithë që t’i bashkohen këtij Panairi, i cili do të mbahet më 23, 24, 25 maj 2017 në Vushtrri në palestrën sportive “Jeton Tërstena-TOTA” nga ora 10:00 – 16:00, ndërsa hapja ceremoniale mbahet më 23 maj duke filluar prej orës 11-të në të cilën pritet të jenë përfaqësues nga MKRS, MAShT, Komuna Vushtrri, Organizata të ndryshme dhe donatorët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRevolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
“Lufta civile shqiptare”
Marko Boçari dhe Lleshi i Zi: Kush është heroi?
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak