LAJMI I FUNDIT:

Organizata certifikuese Aqscert shtrin aktivitetin në Kosovë

Organizata certifikuese Aqscert shtrin aktivitetin në Kosovë

Organizata Certifikuese AQSCERT, e cila operon në Milano, Romë dhe Tiranë, ka hapur degën edhe në Kosovë, – Prishtinë. Certifikimi me standardet ISO tani bëhet edhe në Prishtinë.

Bashkë më të do të operojë edhe ALBQuality, organizëm për certifikimin me standardet Evropiane dhe botërore të ushqimit, HASAP.

Organizata Certifikuese AQScert, e cila operon në disa qytete të Bashkimit Evropian, si Milano, Romë dhe Tiranë, hapi përfaqësinë e saj edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.


“AQSCERT është një Organizëm Certifikimi dhe inspektimi i cili operon në Milano,Romë dhe Tirane. Është akredituar për certifikimin e kompanive për standardet ISO 9001; 2008, ISO 14001;2004, BS OHSAS 18001;2007, ISO 22000, ISO 20000, ISO 27001:2005. Gjithashtu, AQSCERT është Organizëm i Akredituar nga RICEC (Regjistri Ndërkombëtar i Certifikimit të Kompetencës) për certifikimin e kompetencave të personelit. RICEC është një organizëm i Akredituar nga SAS ( Zvicër)”, tha Drejtori i AQScert, Aleks Cuni.
Partnerët e AQScert janë, Autovision (France), Kalikonseils (France),Ecocertificazione (Faenza,Italy), ACM (Milano,Italy), Ricec (Zvicer).

Aktiviteti i AQSCert:

Kjo kompani ka pwr aktivitet: 1. Certifikimi sipas standardeve ndërkombëtare ISO 9001, 14001, OHSAS 18001, 22000, 27001 13485; 2. Trajnime për Auditor ndërkombëtar të cilësisë, mjedisit dhe sigurisë, realizimi I trajnimeve mbi higjienën dhe sigurinë në punë, 3. Hartimi I dokumentacioneve të vlerësimit të rreziqeve në punë në përputhje me legjislacionet e vendeve ne të cilat realizohet aktiviteti, 4. Trajnimi të stafit të kompanive mbi sigurinë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe direktivave evropiane, 5. Marka CE për të gjitha produktet e parashikuara nga legjislacioni evropian, 6. Inspektime të ashensorëve, impianteve elektrike, vinçave dhe pajisjeve ngritëse, enëve në presion.

Aktivitetet qw certifikon AQScert me standarde ndërkombëtare te kualitetit: Ndërtime civile industriale ISO 9001, ISO 14001, OHSAS 18001, Konstruksione metalike ISO 9001, ISO 14001, OHSAS 18001, Prodhim dhe trajtim mbetjesh ISO 9001, ISO 14001, OHSAS 18001. Prodhime produktesh ndërtimi (asfalti, beton, inerteblloce, tuba, pllaka, çimento etj..) ISO 9001, ISO 14001, OHSAS 18001.

Aktivitetet i klientëve të AQSCERT është shtrirë në të gjitha fushat e aktiviteteve, Ndërtime, prodhime dhe tregtime të materialeve për ndërtime, mobilieri, prodhime dhe tregtimet agroushqimore, shërbime në fushën e IT etj.

`Falë kompetencës tonë teknike dhe të transparencës në veprimet tona, numri i klientëve ka ardhur gjithmonë në rritje duke u transformuar në një lider të sistemeve të certifikimeve dhe inspektimeve në Shqipëri. Sot, AQSCERT numëron rreth 350 klientë vetëm në Shqipëri të cilët janë të shtrirë në të gjithë territorin dhe në të gjitha aktivitetet”, theksoi Drejtori Aleks Cuni. /RTKlive/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori