Sipas një studimi të ri, optimizmi mund të jetë po aq i rëndësishëm sa ushtrimet për të rritur jetëgjatësinë. Studiuesit që ndoqën një grup prej 159.255 femrash, zbuluan se optimistët kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë dhe të kalojnë 90 vjet sesa ata që janë më pesimistë.
Ekipi i studiuesve arriti në përfundimin se optimizmi shoqërohet me një rritje të jetëgjatësisë prej 5.4 për qind (që është e njëjtë me shtimin mesatar prej 4.4 vitesh jetë).
Kjo u vërtetua edhe kur u morën parasysh faktorë të tillë, si depresioni, gjendjet kronike shëndetësore dhe sfondi social dhe ekonomik.
“Ushtrimet njihen gjerësisht si faktor i rëndësishëm në shëndet dhe studimet kanë treguar se ushtrimet e rregullta shtojnë 0.4 deri në 4.2 vjet jetë. Prandaj, gjetjet tona sugjerojnë se ndikimi i optimizmit mund të jetë i krahasueshëm me ndikimin e stërvitjeve”, shpjeguan ekspertët

Studimi, i botuar në Journal of the American Geriatrics Society, zbuloi gjithashtu se lidhja midis optimizmit dhe jetëgjatësisë është e dukshme në të gjitha grupet racore dhe etnike.
Analiza e gjetjeve tregoi se femrat në grupin më optimist kishin 10 për qind më shumë gjasa të mbijetonin në moshën 90 vjeçare në krahasim ato që ishin më pak optimiste.
Ndërsa faktorët e stilit të jetesës, si aftësia e grave për të ushtruar ose për të zgjedhur ushqime të shëndetshme, kanë pasur njëfarë ndikimi në rezultat, njëherësh studiuesit kanë sugjeruar se edhe faktorë të tjerë janë në lojë.
Kjo mund të përfshijë llojet e rrjeteve mbështetëse që njerëzit kanë kur kalojnë periudha të vështira dhe aftësinë njerëzve për t’i zgjidhur vet problemet dhe për të minimizuar rreziqet për shëndetin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?