LAJMI I FUNDIT:

Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Ju do të gjeni një kullë 26-katëshe një orë me makinë nga Shtutgarti, ku një ashensor panoramik do t’ju çojë në kuvertën e vëzhgimit me një shpejtësi prej tetë metrash në sekondë…

Si një spirale gjigante, kjo kullë në Gjermani i lejon vizitorët të shikojnë përreth nga 232 metra lartësi.

Platforma më e lartë në vend në një mot të mirë ofron një pamje gjithëpërfshirëse të Alpeve në jug dhe Shtutgartit në veri.


Rrokaqielli 246 metra i lartë në Rottweiler, në buzë Shvarcvaldit, u hap për vizitorët në vitin 2017 dhe ndërtimi filloi tre vjet më parë.

Pamja e tij e veçantë i detyrohet dizajnit spirale dhe materialit prej fibrave të qelqit me të cilin është veshur. Por roli kryesor i kullës nuk është promovimi turistik i zonës.

ThissenKrupp, një prodhues gjerman i ashensorëve me shpejtësi të lartë, e ndërtoi atë për të testuar teknologjitë e reja, të tilla si ashensorët pa kabllo që punojnë në parimin e magneteve dhe mund të lëvizin horizontalisht dhe vertikalisht me një shpejtësi prej pesë metrash në sekondë.

Ashensorë të tillë do t’u lejonin arkitektëve më shumë liri në projektimin e ndërtesave me forma të pazakonta, transmeton Telegrafi.

shutterstock

Një mrekulli e teknologjisë

Teknologjia moderne bën të mundur që boshtet e ashensorit të jenë gjysmë më të vogla, si dhe kabinat të akomodojnë dy herë më shumë pasagjerë. Ndërsa ashensorët tradicionalë kanë kufizime në lartësi, ashensorët pa litarë çeliku nuk kanë probleme të tilla dhe lejojnë më shumë kabina në një sistem, gjë që mund të nënkuptojë deri në 40 për qind më shumë hapësirë të dobishme në ndërtesat e larta.

Por përsëri te kulla 26-katëshe, e cila ka 11 boshte provë për ashensorët, ndërsa një (me kabllo) është e rezervuar për vizitorët që duan të ngjiten në majë dhe të shijojnë pamjen ndërsa ngjiten. Ashensori panoramik ngjitet me një shpejtësi prej tetë metrash në sekondë, ndaj mos u habitni nëse veshët tuaj bllokohen gjatë rrugës për në platformën e shikimit.

Kulla ka gjithashtu 1390 shkallë të cilat shërbyen si shkallët më të gjata në Gjermani.

Ekziston edhe një dhomë prej 160 metrash katrorë që mund të jepet me qira për evente të ndryshme, si dhe kulla ka një dhomë prezantimi ku shpjegohet teknologjia moderne e ashensorit.

Nëse vendosni ta vizitoni, mbani në mend se kulla është e hapur të premteve, të shtunave, të dielave dhe festave nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Çmimi i biletës për të rriturit është 9 euro, fëmijët do të paguajnë 5 euro, ndërsa fëmijët deri në 5 vjeç mund të shijojnë pamjen dhe eksperiencën falas.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Tre shenjat e zodiakut në të cilat lindin njerëzit më të sjellshëm

Tre shenjat e zodiakut në të cilat lindin njerëzit më të sjellshëm

Astrologji
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba

Këshilla Lifestyle
Dizajni i qëndrueshëm dhe trashëgimia kulturore: Ndërtesa universitare plot ngjyra në Bogota

Dizajni i qëndrueshëm dhe trashëgimia kulturore: Ndërtesa universitare plot ngjyra në Bogota

Dizajn dhe Arkitekturë
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Shigjetarit do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Shigjetarit do të pendohej nëse do të ndahej

Flirti, lëmshi i marrëdhënieve: Dallimet midis meshkujve dhe femrave

Flirti, lëmshi i marrëdhënieve: Dallimet midis meshkujve dhe femrave

Lifestyle
Kalo në kategori