LAJMI I FUNDIT:

Oppo prezanton modelet Neo 5 dhe Neo 5s.

Oppo prezanton modelet Neo 5 dhe Neo 5s.

Oppo i ka prezantuar dy modele të reja të telefonave, përkatësisht modelet Oppo Neo 5 dhe Oppo Neo 5s.

Oppo Neo 5 vjen me një ekran me diagonalen prej 4.5 inç dhe rezolucionin prej 854 x 480 pikselëve, ndërsa pajisja është mundësuar nga një procesor në quad core NT6582 1.3Ghz dhe vjen me 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme.

Modeli i ri i telefonit nga Oppo gjithashtu vjen me një kamerë të përparme me 2MP dhe një të pasme me 8MP, plus një port për kartelën microSD, e cila mbështet kartat deri në 32GB.

Oppo Neo 5s është i pajisur me të njëjtin ekran me 4.5 inç, edhe pse ky model i telefonit vjen me një procesor 1.2GHz quad core Qualcomm Snapdragon 410 dhe 1GB RAM, ka edhe 8GB memorie të brendshme, por mbështet kartat deri në 128GB.


Kamerat e këtij modeli janë të njëjta me ato të Oppo Neo 5, ndërsa bateria e tij është me 2000mAh, si dhe Android 4.4.2 Kitkat dhe ndërfaqen Oppo Color OS 2.0.1. (Telegrafi)