LAJMI I FUNDIT:

Oppo prezanton fabletin U3 me ekranin 5.9 inç

Oppo prezanton fabletin U3 me ekranin 5.9 inç

Me ekranin gjigant me diagonalen prej 5.9" IPS LCD me 1080x1920 piksel, prodhuesi kinez Oppo sot e ka prezantuar modelin e saj më të ri të fabletit, Oppo U3, model që ofron karakteristika shumë të avancuara të një pajisje të mençur mobile.

Pjesa e përparme e ekranit mbulon rreth 75% të ekranit në tërësi, ndërsa brenda tij gjendet procesori 64-bit MediaTek MT6752 me 8 bërthama në 1.7GHz.

Më pas në të janë edhe 2GB RAM, 16GB memorie e brendshme, bateria me 3,000mAh. Kamera kryesore e telefonit sjell 13MP Sony IMX124, ndërsa në pjesën e përparme telefoni ofron 5MP.

Oppo U3 ofron edhe mundësinë për dy SIM kartela (një me micro SIM dhe tjetrën me nano SIM), ndërsa telefoni mbështet edhe rrjetin 4G LTE, si dhe ndërfaqen ColorOS 2.0.1, që është ndërtuar mbi Android 4.4.4 KitKat.


Për momentin, Oppo U3 është në dispozicion në Kinë dhe shitet për një çmim të përafërt me 451 dollarë. (Telegrafi)