LAJMI I FUNDIT:

Opozita serbe proteston kundër vjedhjeve gjatë votimeve

Opozita serbe proteston kundër vjedhjeve gjatë votimeve

Mijëra persona manifestuan sot para selisë së komisionit elektoral serb në Beograd, nën thirrjen e shumë formacioneve politike që pretendojnë për vjedhje gjatë zgjedhjeve legjislative të 24 prillit, për llogari të partisë së kryeministrit, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo është një lëvizje kundër vjedhjeve elektorale dhe për të respektuar vullnetin që ka shprehur populli gjatë këtyre zgjedhjeve”, deklaroi para turmës, Bosko Obradoviç, lider i lëvizjes “Dveri”.


Ky formacion bën pjesë në një koalicion të ekstremit të djathtë dhe euroskeptik (DSS-Dveri) që sipas rezultateve zyrtare, pas numërimit të gati të gjitha votave, ka arritur të mbledhë 4,99 për qind, një rezultat që e lë jashtë parlamentit.

Por në këtë manifestim morën pjesë edhe koalicione të tjera, liberale dhe të qendrës, që kishin grumbulluar 5 dhe 6 për qind, me të njëjtin pretendim, për vjedhje të votave.