LAJMI I FUNDIT:

Opozita: Orët digjitale-hajni qytetarëve

Opozita: Orët digjitale-hajni qytetarëve

Aktivistë nga partitë opozitare realizuan sot një aksion simbolik para ndërtesës kryesore të KEDS-it.

“Orët Digjitale = Hajni Qytetarëve”, është slogani që aktivistët kanë vendosur para hyrjes kryesore të kompanisë KEDS. Hysni Fejza, përfaqësues i Nismës për Kosovën, ka thënë ky aktivitet i paraprinë aktiviteteve të mëparshme të realizuar te Gjykata Kushtetuese dhe RTK-ja.IMG_8034

“Jemi mbledhur këtu për të kundërshtuar, keqpërdorimet që korporata KEDS, po i bënë me faturat e qytetarëve të Kosovës, përmes orëve digjitale që po iu bën hajni qytetarëve. Qeveria e kaluar ‘Thaçi II’ , na tha se shitja e rrjetit të energjisë elektrike dhe shpërndarjes do të çrrënjosë korrupsionin dhe do të furnizonte qytetarët me energjinë elektrike pa pengesa. Por kjo sot nuk po ndodh. Korporata private KEDS , sot përmes ZRRE dhe përmes rrjetit kriminal të pushtetit ka arritur të manipulojë dhe shtrenjtojë tarifat e energjisë eklektike në mënyrë se qysh po do kjo korporatë”, ka thënë Fejza.


Ai tha se institucionet përgjegjëse po heshtin para kësaj hajnie.IMG_8055

Fejza ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për të shtunën. Institucionet e Kosovës përgjegjëse sot po heshtin para kësaj hajnie që po bëhet sot qytetarëve të Kosovës dhe në demokraci kur institucionet heshtin atëherë fol populli , andaj nga këtu gjithë qytetarëve të Kosovës që njihen të vjedhur dhe që po vjedhjen nga KEDS-I dhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, ju bëjë thirrej që të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ të gjithë për të protestuar kundër kapjes së shtetit”, tha Fejza.

Për të shtunën do të mbahet protestë kundër Qeverisë së Kosovës të organizuar nga tri partitë opozitare. Në mesin e arsyeve për protesta sipas partive është edhe problemi i rrymës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori