LAJMI I FUNDIT:

Operatorët ilegal, rikthehen fuqishëm

Operatorët ilegal, rikthehen fuqishëm

Janë rikthyer fuqishëm frekuencat e operatorëve ilegalë. Matjet e fundit nga PTK-ja tregojnë për shtrirje të operatorit ilegal serb, 064, në së paku nëntë vendbanime të Kosovës. Prezentë janë edhe operatorët rreth brezit kufitar me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Ka një shpjegim pse serbët lokalë në disa pjesë të Kosovës nuk po kërkojnë më kthimin e antenave ilegale. Nevojat e tyre për telekomunikim është duke ua plotësuar mjaftueshëm operatori ilegal serb, 064, i cili vazhdon të ketë shtrirje në tërë territorin e Kosovës, shkruan sot gazeta Express.

Matjet e fundit nga Postë-Telekomi i Kosovës, gjatë muajit nëntor, kanë detektuar së paku nëntë vendbanime, ku shtrihet ky operator. Sipas kësaj analize, del se operatori serb MTS (064) shfrytëzon mbi 30 për qind të brezit frekuencor të Valës.

“Nga matjet e fundit në territorin e Kosovës, gjatë muajit nëntor 2010 dhe analizës së tyre, është detektuar prezenca e sinjalit të operatorit serb MTS-064 në disa zona të Kosovës”, tha Arsim Bilalli, menaxher për informim në PTK.


Këto gjetje vijnë vetëm një muaj pasi Autoriteti Regullativ i Telekomunikacionit (ART) zbatoi edhe fazën e dytë për heqjen e antenave ilegale. Ky autoritet pati konfirmuar se është ndërprerë bërthama dhe kapacitetet kryesore të operatorëve ilegalë.

Megjithëkëtë, hiq më mirë punët nuk duket të jenë as rreth brezit kufitar me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi. Sipas matjeve, shihet një prezencë e madhe nga operatorët fqinjë, si T-Mobile MK dhe One MK, Eagle Mobile AL, T-Mobile CG dhe M:Tel CG. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori