LAJMI I FUNDIT:

OnePlus One debuton në Indi për 355 dollarë

OnePlus One debuton në Indi për 355 dollarë

OnePlus është lansuar në tregun indian sot, në bashkëpunim me Amazon India, e cila e ka ekskluzivitetin e shitjes së telefonit në këtë vend. Çmimi i telefonit të shumë-përfolur është rreth 355 dollarë amerikan, dhe konsumatorët mund ta marrin atë përmes ftesave nga forumet zyrtare të OnePlus.

Amazon gjithashtu do të shesë edhe aksesorë të telefonit, duke përfshirë edhe mbështjellësin e quajtur “flip cover”, Bamboo StyleSëap dhe dëgjueset Silver Bullet. Megjithatë, asnjëra palë nuk e bëri të ditur se kur do të fillojë edhe shitja e variantit të telefonit me 16GB memorie.

Sa i përket harduerit, OnePlus One vjen me ekranin prej 5.5-inç në full-HD me 2.5 GHz quad-core Snapdragon 801 SoC, 3 GB RAM, 64 GB memorie, kamerë të pasme me 13 MP, 5 MP në anën e përparme, lidhje për rrjetin 4G LTE, Wi-Fi ac dhe baterinë me 3,100 mAh. (Telegrafi)