LAJMI I FUNDIT:

O’Neal: Pranimi i Maqedonisë nën IRJM, është anomali në të drejtën ndërkombëtare

O’Neal: Pranimi i Maqedonisë nën IRJM, është anomali në të drejtën ndërkombëtare

“Kombet e Bashkuara bënë gabim të madh në politikën botërore dhe në historinë e tyre si dhe lënduan të drejtën ndërkombëtare në 24 vitet e kaluara, duke pranuar një vend të pavarur demokratik siç është Maqedonia, nën një emër të palogjikshëm dhe qesharak të njohur si “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, që ishte në kundërshtim me vullnetin e popullit maqedonas të treguar në referendumin e 8 shtatorit të 1991 ose ditën e pavarësisë së Maqedonisë dhe kur populli maqedonas një zëri u dakorduan për emrin e shtetit – Republika e Maqedonisë”.

Këtë e deklaroi ish ndërmjetësuesi në çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Robin O’Neal, për programin “Zëri i popullit” në Radio Evropa e Lirë, me rastin e 24 vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë në OKB nën referencën IRJM. Ai gjithashtu theksoi se kjo “anomali” është dashur të korrigjohet para shumë viteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas diplomatit britanik, shumë vende tani e kanë pranuar Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Ai gjithashtu tha se populli maqedonas duhet të jenë të vendosur në mbrojtjen e emrit të tyre kushtetues dhe identitetit të tyre./Telegrafi/